Pako librash dhurate per femije I – botimet e 2017-es

Grup autorësh SET0028

New product

Përshkrim i shkurtër

“Ronja”, “Matilda” dhe “Olga prej letre” janë katër rrëfenja klasike tashmë që mund t’ua japësh për lexim fëmijëve tuaj, pa u menduar dy herë. Astrid Lindgren dhe Roald Dahl janë dy prej gjenive të letërsisë për fëmijë. Në këtë rrugë ecën edhe Elisabetta Gnone e cila ka sjellë një variant brilant të Lizës në botën e çudirave me librin më të fundit në shqip. “Nuk ka ushqim më të mirë sesa libri për mendjen dhe shpirtin e fëmijës tuaj.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

2 205 Lekë

-10%

2 450 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

SETI PËRMBAN KËTO LIBRA:

1. “Ronja, vajza e kaçakut” nga Astrid Lindgren. Vetëm këtë libër mund ta porositësh këtu.

Ronja, e bija e Matiasit, kapos së kaçakëve, jeton në një kështjellë në mes të pyllit, ku i duhet të ruhet vazhdimisht nga burravegjlit-e-përhimë dhe harpitë e egra. Një ditë prej ditësh ajo zë miqësi me Birkun, djalin e armikut më të egër të të atit. Kjo i sjell asaj mjaft telashe, aq sa për të ruajtur shoqërinë, të dy ata janë të shtrënguar t'ia mbathin nga shtëpia...

Po tani, të mbetur befas fare vetëm në mes të pyllit, a do të jenë në gjendje të kujdesen për veten, aq më shumë që dhe dimri po afron? A thua babai do ta pranojë ndonjëherë miqësinë e saj me Birkun dhe a do ta lerë të kthehet prapë në shtëpi?...

2. “Matilda” nga Roald Dahl. Vetëm këtë libër mund ta porositësh këtu.

Babai i Matildës, Zoti Krimbaçi, mendon se ajo s'është veçse një picirruke mendjemadhe. Ndërsa e ëma kalon çdo pasdite duke luajtur bingo.

Po drejtoresha e shkollës? Ajo është më e tmerrshmja nga të gjithë! Një grua tirane që mendon se të gjithë fëmijët duhen zhdukur nga faqja e dheut...

Kurse Matilda vetë është një vogëlushe e jashtëzakonshme me mendje magjike, së cilës tashmë i ka ardhur në majë të hundës!

Kështu që gjithë këta të rritur bëjnë mirë ta ruajnë veten, pasi ka ardhur koha që Matilda t'u japë një mësim të mirë!

3. “Olga prej letre” nga Elisabetta Gnone. Vetëm këtë libër mund ta porositësh këtu.

Olga Papeli është një vajzë hollake si degëz dhe ka një talent të veçantë: di të rrëfejë histori të pabesueshme, të cilat thotë se i ka jetuar vetë dhe ku mund të ndodhë që një baldosë të flasë, një lepur të jetë lundërtar dhe një ari të bëhet rrobaqepës. Të vërteta? Të sajuara?

Tomeoja e mençur, berberja e fshatit, thotë se Olga i krijon historitë e saj rreth fantazmave të fëmijërisë për të mposhtur frikën.

Prandaj historitë e Olgës janë aq të suksesshme: sepse ato mposhtin përbindëshat nga të cilët, në të vërtetë, tremben të gjithë, të mëdhenj e të vegjël. Një ditë prej ditësh, për të ngushëlluar mikun e saj Larvin, që është shumë i brishtë, Olga vendos t’i tregojë historinë e Olgës, vajzës prej letre, që la fshatin në kërkim të magjistares Auzolia, e cila do ta kthente në një fëmijë si gjithë të tjerët, prej mishi e kocke.

Udhëtimi ishte i gjatë dhe plot aventura: Olga takoi një shitës gjurmësh, udhëtoi së bashku me një djalosh që jetonte në një balonë dhe me një tjetër që e kaloi përtej detit, duke vozitur.

Rrezikoi jetën shumë herë, humbi mes një pylli, por trupa e një cirku me artistë interesantë e gjeti. Dhe vetëm më në fund, kur takoi magjistaren, vajza prej letre e kuptoi se sa shumë gjëra ia kishte dalë mbanë të bënte...

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
Published year2017
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1