Seria “Me pak fjale”

Grup autorësh BAO0483

New product

Përshkrim i shkurtër

Nëpërmjet këtyre librave realizohet: Kuptimi dhe përdorimi i fjalëve të reja, dëgjimi i tingujve të gjuhës së folur, lidhja e tingujve me shkronjat për deshifrimin e kodit të leximit, njohja dhe mësimi i shkronjave të alfabetit, dëgjimi dhe kuptimi i pjesës së lexuar dhe përgjigjja e pyetjeve, zhvillimi dhe kultivimi i vëmendjes dhe i përqendrimit. Çdo profesion ka sekretet, teknikën dhe mjedisin e tij. Në një profesion je përballë publikut, në tjetrin krijon objekte të domosdoshme për jetesën, në një të tretë ofron argëtim... Por të gjitha profesionet kanë të përbashkët faktin se i sigurojnë njeriut jetesën, si dhe u ofrojnë shërbime të tjerëve. Seti rekomandohet për fëmijë të moshës 3-6 vjeç. Bukinist e sjell në një ofertë të veçantë për ju.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS

2 970 Lekë

-10%

3 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Seti me gjashtë libra përmban:

1. "Profesionet", të cilin e gjeni edhe tek linku:

Në këtë libër do të zbulojmë së bashku profesionet më të zakonshme, karakteristikat e tyre, si dhe detyrat që kryhen në çdonjërin prej tyre. Në këtë mënyrë lexuesit tanë të vegjël do të mësojnë fjalë të reja dhe shumë gjëra mbi disa nga profesionet që mund të ushtrojnë kur të rriten. Çdo faqe e këtij libri na paraqet një pamje, ku shohim punët që kryejnë disa njerëz, si dhe objektet dhe veprimet që lidhen me to, të cilat fëmija do t’i emërtojë me ndihmën e një të rrituri. Do të mësojë se çfarë realizohet nga çdo profesion, që të mund të ëndërrojë mbi profesionin e tij të ardhshëm. Ky libër nxit kureshtjen dhe aftësitë vëzhguese, ndërkohë që fëmija argëtohet duke luajtur me tingujt dhe shkronjat.

2. "Qyteti", të cilin e gjeni edhe tek linku:

Në këtë libër do të zbulojmë së bashku qytetin dhe mjediset e tij. Kështu, lexuesit tanë të vegjël do të njohin hapësira të reja dhe do të mësojnë me ndihmën tonë, shumë gjëra për vendin ku jetojnë ose për vende të tjera ku shkojnë herë pas here. Çdo faqe e këtij libri na jep pamje, ku shohim ndërtesat e qytetit, aktivitetet që kryhen në to dhe gjithçka që haset në qytet. Fëmijët, me ndihmën e një të rrituri, do t’i dallojnë këto mjedise dhe do të mësojnë se çfarë ndodh në çdo vend si duhet të sillen, si dhe shumë gjëra të tjera. Ky libër nxit kureshtjen dhe aftësitë vëzhguese, ndërkohë që fëmija argëtohet duke luajtur me tingujt dhe shkronjat.

3. "Shkolla", të cilin e gjeni edhe tek linku:

Në këtë libër do të zbulojmë çdo cep të shkollës dhe çdo gjë që bëjmë në të. Njëkohësisht do të mësojmë si duhet të sillemi në vende dhe situata të ndryshme, për shembull, kur bëjmë gjimnastikë ose kur vizatojmë. Çdo faqe e këtij libri na paraqet një pamje, ku shohim një klasë apo një hapësirë dalluese të një shkolle, të cilën fëmija do ta emërtojë me ndihmën e një të rrituri. Do të mësoje sesi është çdo mjedis, objektet që ndodhen në të dhe shumë gjëra të tjera. Ky libër nxit kureshtjen dhe aftësitë vëzhguese, ndërkohë që fëmija argëtohet duke luajtur me tingujt dhe shkronjat.

4. "Shqisat", të cilin e gjeni edhe tek linku:

Shqisat janë dyert dhe dritaret që na lidhin me botën. Të vegjëlve u pëlqen t’i hapin ato për të bërë zbulimet e tyre të para. Me anë të shikimit, ata fillojnë të dallojnë ngjyrat. Çdo fëmijë ka nga një ngjyrë të pëlqyer. Me anë të të nuhaturit kuptojnë se sa erë të mirë ka parfumi dhe sa erë e keqe vjen nga gjërat e kalbura. Falë të dëgjuarit mësojnë këngët e tyre të para. Të shijuarit i bën të dallojnë mollët nga portokallet. Dhe nga të prekurit zbulojnë se sa e këndshme është një përkëdheli apo sesi gudulisjet na bëjnë aq shumë për të qeshur. Shqisat zhvillohen me shpejtësi te të vegjlit: nga lojërat dhe ushqimet e tyre, nga dallimi i zërave të prindërve të tyre... Shqisat i ndihmojnë të mësojnë çdo ditë gjëra të reja, të ushqejnë imagjinatën e tyre, të luajnë dhe të marrin dijet e para. Shqisat na shpalosin një botë plotë me të papritura, por përgjithësisht të këndshme, por ndonjëherë na paralajmërojnë: kur kosi ka skaduar apo kur vjen erë gaz. Çdo faqe e këtij libri na paraqet një pamje ku shohim organet e shqisave, të cilat fëmija do t/i emërtoje me ndihmën e të rriturve. Do të mësojë cilat janë, çfarë roli kanë, përse shërbejnë dhe çfarë ndodh nëse na mungon ndonjëra prej tyre...

5. "Shtëpia", të cilin e gjeni edhe tek linku:

Shtëpia është vendi ku kalojmë pjesën më të rëndësishme të jetës sonë. Në të kalojmë çaste shumë të bukura me njerëzit tanë më të dashur. Të vegjlit i bëjnë në shtëpi zbulimet e tyre të para. Kanë shumë për të mësuar, sepse për çdo cep të shtëpisë ka rregulla të caktuara. Dihet që nuk duhet të luajnë në kuzhinë e as të flenë në banjë. Në shtrat nuk shtrihemi me këpucë, por aty kalojmë çaste shumë të këndshme me përralla dhe këngë para se të flemë.

Në shtëpi, fëmijët kanë një qoshe të veçantë, ku fshihen kur janë të zemëruar. Ata kanë edhe një vend për lojërat dhe detyrat e tyre. Kanë shumë qejf të futen në kuzhinë apo të shohin si punon lavatriçja. Ah, sikur mami apo babi t’i lejojnë që t’i hedhin pak kripë gjellës apo të shtypin ndonjë buton në makinerinë e bardhë që rrotullon rrobat!... Ky libër nxit kureshtjen dhe aftësitë vëzhguese, ndërkohë që fëmija argëtohet duke luajtur me tingujt dhe shkronjat.

6. "Udhëtimet", të cilin e gjeni edhe tek linku:

Kush nuk ka ëndërruar me javë për afrimin e pushimeve verore! Shkolla mbaron në të njëjtën kohë kur fillon stina e verës. Dhe të gjithë fillojmë të ëndërrojmë udhëtimin e dëshiruar apo thjesht pushimin e merituar. Më të vegjlit i adhurojnë në plazh lojërat me dallgët dhe rërën e lagur. Por ata ia kalojnë shumë mirë edhe në fermë duke u miqësuar me kafshët ose në një park lojërash. Dhe gjatë udhëtimit duhet të kemi durim kur ata na pyesin pa pushim: Kur do të arrijmë?

Ky libër nxit kureshtjen dhe aftësitë vëzhguese, ndërkohë që fëmija argëtohet duke luajtur me tingujt dhe shkronjat.

Data sheet

Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitover 3 years
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë