Me pak fjale - Shtepia Shiko më të madhe

Me pak fjale - Shtepia

BAO0041

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Nëpërmjet këtyre librave realizohet: Kuptimi dhe përdorimi i fjalëve të reja, dëgjimi i tingujve të gjuhës së folur, lidhja e tingujve me shkronjat për deshifrimin e kodit të leximit, njohja dhe mësimi i shkronjave të alfabetit, dëgjimi dhe kuptimi i pjesës së lexuar dhe përgjigjja e pyetjeve, zhvillimi dhe kultivimi i vëmendjes dhe i përqendrimit. Nxitini fëmijët të mësojnë rreth ambientit ku e kalojnë më së shumti ditën etyre dhe ku zhvillojnë aktivitetet kryesore të ditës.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS
ISBN9789989108518

550 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Libra të tjerë të serisë

Më tepër

Shtëpia është vendi ku kalojmë pjesën më të rëndësishme të jetës sonë. Në të kalojmë çaste shumë të bukura me njerëzit tanë më të dashur.

Të vegjlit i bëjnë në shtëpi zbulimet e tyre të para. Kanë shumë për të mësuar, sepse për çdo cep të shtëpisë ka rregulla të caktuara. Dihet që nuk duhet të luajnë në kuzhinë e as të flenë në banjë. Në shtrat nuk shtrihemi me këpucë, por aty kalojmë çaste shumë të këndshme me përralla dhe këngë para se të flemë.

Në shtëpi, fëmijët kanë një qoshe të veçantë, ku fshihen kur janë të zemëruar. Ata kanë edhe një vend për lojërat dhe detyrat e tyre. Kanë shumë qejf të futen në kuzhinë apo të shohin si punon lavatriçja. Ah, sikur mami apo babi t’i lejojnë që t’i hedhin pak kripë gjellës apo të shtypin ndonjë buton në makinerinë e bardhë që rrotullon rrobat!...

Çdo faqe e këtij libri na paraqet një pamje nga mjediset e shtëpisë, të cilat fëmija do t’i emërtojë me ndihmën e një të rrituri. Do të mësojë për çdo mjedis, objektet që ndodhen në to, si dhe shumë gjëra të tjera.

Ky libër nxit kureshtjen dhe aftësitë vëzhguese, ndërkohë që fëmija argëtohet duke luajtur me tingujt dhe shkronjat.

Në fund të faqes së djathtë të çdo libri ka një pyetje të thjeshtë dhe argëtuese, së cilës fëmija vetë apo i ndihmuar nga ndonjë i rritur duhet ti përgjigjet për të zbuluar personin apo objektin e fshehur.

Të dhëna

Faqe30
ISBN9789989108518
VendodhjaTirane/Prishtine/Shkup
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 3 vjeç