Reduced price! Vdekja e Amalia SaÇerdotes View larger

Vdekja e Amalia SaÇerdotes

Andrea Camilleri BDI0362

New product

Përshkrim i shkurtër Edhe një herë Andrea Camilleri shfaqet si një tregimtar i pashoq i asaj Sicilie, ku ngatërrohen e thuren shoqëria civile, politika, e vjetër dhe e re, si dhe mafia. Camilleri, në këtë libër është një rrëfimtar tejet i çmagjepsur, që mban në dorë me kujdes fijet e tregimit dhe që është i aftë të krijojë momente intensiteti e realizmi të tillë, që lexuesi sakaq ndihet i përfshirë në vorbullën e një kurthi, të afërt dhe të largët.

More details

8 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928103505

680 Lekë

-15%

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Në origjinal libri titullohet në mënyrë metaforike La rizzagliata (në dialektin sicilian rizzaglio: rrjetë peshkimi). Pra ajo që mbetet në këtë kurth, në këtë rrjetë të ngatërruar komplotesh dhe interesash. Titulli i zgjedhur për botimin në shqip, Vdekja e Amalia Saçerdotes, është edhe titulli i propozuar për filmin që do të realizohet, sipas gjasash shumë shpejt, në Itali. Ky roman është nderuar me Çmimin Ndërkombëtar RBA të Romanit Negra 2008. Ngjarjet marrin shkas nga një ndodhi e kohëve të fundit, Krimi i Garlaskos, siç është quajtur në shtypin italian. Libri sjell një peizazh që i qaset fort kuadrit të përgjithshëm politik: marrëdhënie të padukshme dhe marrëveshje të fshehta ndërmjet pushtetesh të forta, që përfaqësojnë herë-herë ngjyrat e venitura të partive kundërshtare; fërkime e përplasje të korrupsionit; komplote mafioze; nivele të ndryshme të figuracionit dhe shmangieve në gjuhë, që nga shtirja apo maskimi, nga fjalët dykuptimëshe tek ato të lëna përgjysmë, nga fjalë puthadorëse deri tek ato shtrigueset. Pra, dukja të gabon. Dhe nuk ju këshillojmë të zhvishni fjalët dhe të interpretoni faktet. Padepërtueshmëria e politikës i ka lëshuar tentakulat në karriera, në kompanitë publike, në paketat aksionare që kalojnë nga dora në dorë në Bankën e ishullit dhe deri në dhomën e gjumit: në besnikëritë dhe tradhtitë bashkëshortore; dashuritë e vërteta dhe pasionet e diktuara nga taktikat. Vorbulla, që politika shtjell rreth kufomës së një studenteje të vrarë dhe të fejuarit të saj, i cili është marrë si i pandehur, ndiqet e paraqitet në media nga drejtori i emisionit të lajmeve në televizionin shtetëror të ishullit.

Data sheet

pages176
ISBN9789928103505
Published year2013
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiDiana Kastrati