Seria Montesori - Lindja e nje luleje Aeditions

Grup autorësh JB0426

New product

Përshkrim i shkurtër

Në këtë libër do të lexoni historinë e thjeshtë e të veçantë të farës së luleradhiqes ose të qumështores, siç i thonë ndryshe, pasi, po ta këputësh, lëshon një lëng të bardhë porsi qumësht. Po kjo nuk është vetëm një histori, sepse, duke e lexuar, do të mësoni krejt natyrshëm se si lind një lule: lulja mëmë lëshon farat, era i përhap anembanë, farat bien në tokë e rrëmihin dheun, dielli dhe shiu i ushqejnë, e pastaj dalin sythat, pas tij çelin gonxhet, të cilat hapin petalet e më në fund çel lulja. Ja, pra, kështu do të njiheni me ciklin e plotë të jetës së një luleje. Të gjitha këto ilustrohen me anë të vizatimeve të spikatura e të këndshme. Certifikuar për sigurinë nga BE

More details

108 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Aeditions
ISBN9789928287052

350 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Metoda Montessori është themeluar nga fizikania dhe arsimtarja italiane Maria Montessori. Kjo metodë ka mbi 100 vjet që zbatohet me sukses në shumë vende të botës dhe përqendrohet te fëmijët duke u bazuar në vrojtime statistikore. Sipas saj, fëmija lind i aftë dhe me etjen për të marrë njohuri për botën që e rrethon. Ajo synon ta zhvillojë fëmijën fizikisht, shoqërisht, emocionalisht, por edhe të rritë tek ai aftësitë njohëse.

Metoda arsimore Montessori e vë theksin te zhvillimi i iniciativës së vetë fëmijës dhe tek aftësitë e tij natyrore, që dalin në pah përmes shpjegimeve e lojërave praktike. Në këtë mënyrë e me këtë synim janë hartuar edhe librat e mëposhtëm. Merr dije me anë të praktikës!

Data sheet

Lloji i botimitHardcover
pages358
ISBN9789928287052
Published year2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 5 years
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat190 x 160 mm