Kebaria, vajza që lexonte bukur View larger

Kebaria, vajza qe lexonte bukur

Janja Vidmar BDI0230

New product

Përshkrim i shkurtër

Kedi, është një vajzë rome e cila ka forcë brenda vetes, ka dëshira dhe do të bëhet mësuese, përkundër sfidave të diskriminimit që has në klasën e saj. Prandaj, ky libër është tejet i vlefshëm për tu lexuar jo vetëm nga të vegjlit, por edhe nga prindrit

More details

487 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Kebarie apo Kedi, siç e thërret babai i saj, është një vajzë rome, nga një kulturë tjetër, e cila shkon në një shkollë sllovene afër vendit ku jeton familja e saj. Ajo grindet shpesh me shokët e klasës, me mësuesen dhe këdo që e sheh si një rome, ndryshe nga të tjerët. Por ajo nuk ndihet mirë as në familje, sepse të gjithë i fshehin të vërtetën për të atin.

Historia, e ndarë sipas ditëve të javës, është shumë tërheqëse për lexuesit e rinj. Sidomos rrëfimi dinamik dhe plot befasi nga jeta e shkollës, plot aventura dhe me një gjuhë të pasur me shprehje rome, një histori që mbart mesazhe të forta rreth dallimeve midis njerëzve dhe mirëkuptimit midis tyre, dialogut multikulturor dhe shumëgjuhësisë, duke vënë në krye vlera themelore të njeriut, si dashuria, e vërteta, besnikëria etj.

Me gjithë sjelljen e vrazhdë të të rriturve, Kebaria ndihet e lirë, ajo ëndërron të bëhet mësuese me zemrën “si një libër i hapur” dhe me nxënës të cilët ajo do t’i mësojë njësoj, ngado që të vijnë...

I këshillueshëm për fëmijët nëntë vjeç e lart, por edhe më shumë për prindërit e tyre.

Data sheet

pages128
Published year2017
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiNikollë Berishaj
I ri1