Historite - … qe bemave te njerezve te mos u fashitet kujtimi me kohen View larger

Historite - … qe bemave te njerezve te mos u fashitet kujtimi me kohen

Herodoti DK0025

New product

Përshkrim i shkurtër

Në qendër të veprës së Herodotit është ndeshja mes qyteteve shtete helene dhe "barbarëve", ushtrisë së stërmadhe të Perandorisë Persiane, e cila në fillim të shekullit të pestë para e. r. u rrek të pushtonte Greqinë e mbarë Europën.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet IDK
ISBN978 9928 136 24 4

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Një nga kryeveprat e letërsisë klasike e më në përgjithësi të letërsisë botërore të të gjitha kohëve. Jo rastësisht shumëkush e ka quajtur Herodotin si Homerin e prozës evropiane. Të tjerë e kanë quajtur atë "babai i historisë". Por, ç'është më e rëndësishmja, "Historitë" s'është thjesht një objekt i vendosur në raftet e muzeut të historisë, por një vepër që vazhdon të lexohet, për të cilën vitet e fundit ka patur një interesim në rritje, çka ka sjellë një mori përkthimesh e botimesh të reja të veprës së tij në shumë vende të botës, duke e bërë atë një ndër veprat më të lexuara të letërsisë klasike. Siç dihet, në qendër të veprës së Herodotit është ndeshja mes qyteteve shtete helene dhe "barbarëve", ushtrisë së stërmadhe të Perandorisë Persiane, e cila në fillim të shekullit të pestë para e. r. u rrek të pushtonte Greqinë e mbarë Europën. Një ndeshje e pabarabartë, nga e cila ushtria e vogël greke doli fitimtare, duke shënuar kësisoj një ndër epopetë më të lavdishme, e cila bëri të mundur lindjen e Epokës së Artë të Athinës, që pati një ndikim aq afatgjatë në gjithë zhvillimin e kulturës moderne. Por libri i Herodotit s'është thjesht rrëfimi i kësaj lufte, përkundrazi, është një vepër që sjell një informacion tepër interesant për mbarë botën e njohur të kohës së tij, për mjaft vende e popuj të tjerë të Europës e Azisë.

Data sheet

ISBN978 9928 136 24 4
Published year2014
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
PërkthyesiAleko Minga