"Apologjia e një matematikani" është parashtrim emocionues i raportit të një shkencëtari të madh me disiplinën së cilës i kushtoi tërë jetën e vet. Rrëfyer me një sinqeritet vërtet mbresëlënës pa kurrfarë përpjekjesh për të hedhur mbi veten vezullime "Dritësimesh pozitive"
Vjen për herë të parë në shqip ANTONIO MUÑOZ MOLINA me përmbledhjen me tregime "ASGJË E JASHTËZAKONSHME.
Në këtë libër përshkruhet udhëtimi i një jashtëtokësori i zbritur në Tokë në kërkim të shokut të tij Gurb. Një udhëtim në jetën urbane të Barcelonës së para Lojërave Olimpike 1992. Atmosfera, kaosi dhe absurdi i jetës moderne të racës njerëzore paradokset e kundërthëniet e realitetit njerëzor.
"Bir" është romani i urrejtjes dhe i dashurisë, intime e universale. Tekefundit në Ballkan të dyja këto ndjenja kanë jetuar dhe vijojnë të jetojnë në një simbiozë të përkryer.
Romani "Biseda mes miqsh" nuk është thjesht një histori e lehtë dashurie e tradhtie bashkëshortore: ai është para së gjithash portreti i një brezi të tërë të të rinjve në ditët tona, që nuk arrin të gjejë vendin në botën e sotme. Zëri i Fransisit, njëherësh poetik, spontan, herë-herë naiv, por gjithnjë aq i freskët, në të vërtetë është zëri i gjithë një...
Ky është një projeksion politik se çfarë do të ndodhë me botën pas rënies së angazhimit global të Shteteve të Bashkuar të Amerikës. Një leksion I shkëlqyer futurist, parashikimet e të cilit kanë nisur të shfaqen vetëm pak vite pasi është hedhur në qarkullim ky libër
Si do të ishte bota, nëse roli i Amerikës si superfuqi botërore, do të vijë duke rënë, teksa do të rritej ndikimi i vendeve si Kina apo Rusia? Po a është e vërtetë që fuqia e Amerikës është duke rënë, apo kemi të bëjmë veçse me një mit? Këto e të tjera janë pyetjet që Robert Kagan, një ndër autorët më me ndikim në politikën e jashtme amerikane, përpiqet...
Historia krejt e panjohur e shqiptarëve në Turqi dhe fundi i Perandorisë Osmane 1912 – 1923. Libri ‘Brigje të pikëlluara’ ka marrë çmimet ‘Rothschild Book Prize in Nationalism and Ethnic Studies’, dhe ‘British-Kuwait Friendship Society Book Prize’
"Çelësi" është historia e një martese në fundin e saj, e treguar në formën e dy ditarëve paralelë.
Libri Despotë të Epirit dhe princër të Maqedonisë ndjek këtë diasporë, mërgimin e pjesës më të madhe të aristokracisë shqiptare në Italinë e Rilindjes. Në këtë rrugëtim të trazuar gjenden Kastriotët, Muzakajt, Topiajt, Dukagjinët, dhe të tjerë krerë të fiseve të lavdishme, sovranë të vërtetë në vendin e tyre, të cilët, të dëshiruar për të mos humbur sërën...
Është vështirë të gjesh një vepër tjetër që, në kaq pak faqe sa kanë Dialogët; të krijojë një përfytyrim të përgjithshëm të saktë për matematikën dhe për disa probleme partnere të zhvillimit dhe të mundësive të saj.
Vjen në shqip ky libër që shumëkush e konsideron një ndër më të rëndësishmit që janë botuar gjatë viteve të fundit.
Fuqia e fjalës është e jashtëzakonshme për ti ndryshuar gjërat. Këtu buron edhe rëndesa e këtij libri me vlera të rralla, pasi janë përzgjedhur fjalimet më të goditura që kanë ndryshuar mendjet dhe zemrat e njerëzve në histori; këtu janë përzgjedhur mesazhet që nga njerëzit e shenjtë si Jezusi apo Muhameti, tek politikanët dhe deri te të urtët. Botimi...
Ky fjalor është një përpilim tërësisht i ri, i shkruar nga një ekip sociologësh të shquar. U drejtohet atyre që janë deri diku fillestarë në këtë disiplinë.
Edhe sot e kësaj dite, një poemë gjallon vetëm kur thuhet me zë. Ajo duhet ditur përmendësh dhe, për ti dhënë jetë, duhet recituar me fjalët e heshtura të ligjërimit të brendshëm. Edhe miti është i gjallë vetëm nëse vazhdon të rrëfehet brez pas brezi, në jetën e përditshme.
Njeriu ngjan shumë me kafshën, e megjithatë, a mund që njeriu të dorëzohet? Ta pranojë se s’është veçse një kafshë? ‘Gjyzlyket e arta’ është historia tepër emocionuese e një jete njerëzore të shkatërruar pikërisht nga ata që ai i konsideron fqinjët e tij
Gjeografia nuk ekziston pa historinë, por edhe historia nuk shpjegohet pa gjeografinë. Historia e Adriatikut fillon në lashtësinë e hershme me origjinalitetin e saj detar, sipas ritmit të popullsive që vijnë nga brendësia dhe nga jashtë.
Një vështrim i ri për historinë e botës, për qytetërimet e kulturat, që shihen nëpërmjet 1.000 objektesh të krijuara nga dora e njeriut gjatë pothuajse 20.000 vitesh: Nga sendet e jetës së përditshme, tek kryeveprat e kreativitetit njerëzor.
Ky libër është një nga kryeveprat e Jean Giono, i cili sot konsiderohet si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë europiane. Veprën e natyrës epike shpesh e kanë krahasuar me romane të tillë të mëdhenj aventurash, si ato të Stendalit, të Dymasë, apo të Melvilit
Vjen në shqip një tjetër kryevepër e letërsisë botërore për fëmijë nga shkrimtarja finlandeze Tove Jansson. Kometa ne luginen Mumin eshte nje botim ne seri qe ka fituar zemrat e lexuesve te vegjel dhe eshte botuar ne dhjetera gjuhe te botes.
I rrëzuar nga froni i Akuilanias si rezultat i intrigave të një magjistari të sjellë sërish në jetë pasi kish qënë për disa shekuj me radhë i vdekur, Konanit i duhet të gjejë xhevahirin e famshëm të njohur me emrin Zemra e Ahrimanit që të mund të rifi tojë mbretërinë e humbur dhe që të mbetet gjallë.
Historia e një dashurie fatkeqe në sfondin e Italisë fashiste në prag të Luftës së Dytë Botërore. Një roman i paharrueshëm e mjaft prekës për kujtesën, që rikrijon një periudhë tragjike të historisë.
Një prej librave më të dashur nga fëmijët e të rinjtë në mbarë botën, i përkthyer në 55 gjuhë. Otfried Preußler është një ndër shkrimtarët më të njohur të letërsisë gjermane për fëmijë.
Letërkëmbimet zbulojnë edukatorin intelektual, por në të njëjtin plan edhe bariun besnik. Dokumentat na tregojnë sesi me Bogdanin, në këtë pjesë të errët dhe persekutuese të historisë së shqiptarëve lind edhe një frymë e re, ku krahas rezistencës ndaj turkut, shprehet kërshëria për kërkime, libra e meditime
Një libër në të cilin, duke u anashkaluar historia dhe gjeografi a, por edhe tregimi romanesk si dhe anketimi etnologjik, autori rreket të kuptojë se çështë bota mesdhetare, çjanë popujt dhe kulturat që mbart ajo. Ky univers përshkruhet në të gjitha përmasat e tij, duke përcjellë si klimën, truallin, bimët e vreshtat e ullinjtë por edhe njerëzit që e...
Në këtë libër, John Gray na jep një përshkrim të liberalizmit - të natyrës së tij, origjinës dhe perspektivës së tij në botën moderne. Ndonëse ka pasur paraardhës që në lashtësi, historikisht liberalizmi paraqitet si teoria politike e kohëve moderne si projekti i teorizimit të institucioneve politike për qeverisjen e një shoqërie të bazuar mbi individin.
Një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm e më të vlerësuar të letërsisë së sotme botërore. Figurë qendrore e kulturës së sotme amerikane, i kthyer thuajse në një kult. Sot Paul Auster konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm amerikanë, si dhe një ndër fi gurat kryesore të skenës letrare botërore.
Messi tashmë është kthyer në një legjendë. Ka që e krahasojnë me Mozartin, të tjerë me Pikason, por sidoqoftë, askush se vë në dyshim se Lionel Messi është një nga futbollistët më të mirë në historinë e futbollit.
“Mio, i vogli Mio” është një ndër veprat më të njohura të Astrid Lindgrenit, është romani i dytë që Botimet IDK po sjellin në gjuhën shqipe pas romanit ‘Ronja vajza e kaçakut’, prej të cilit vitet e fundit është bërë dhe një film vizatimor.