Amos Oz SB0052
New product
Ky është një libër plot me aluzion dhe eko, që vjen nga e shkuara, që vjen nga letërsia, nga jeta e ish-gruas së Joelit. Është një roman i jashtëzakonshëm, dhe nga njëra anë, shenjë e fuqisë së fiksionit për të shtyrë kufijtë e së shprehurës dhe, nga ana tjetër, një imazh i përpiktë personazhesh të veçantë të prirur drejt urtësisë. Daily Telegraph
905 Items
Shtëpia Botuese | Skanderbeg Books | |
ISBN | 978 99943-5123 7 | |
Viti i botimit | 2007 | |
Agjenti i shërbimeve sekrete izraelite, Joel Ravid, duhet të ndërrojë banim dhe të jetojë në periferi pas daljes së tij në pension. Atij i duhet ta shkojë jetën me të bijën, të ëmën dhe të vjehrrën, pas vdekjes aksidentale të së shoqes. Duke gjurmuar vdekjen e çuditshme të gruas, ai shkon tutje në ditët e tij të shkuara. Mbasi ka zbuluar një jetë të tërë sekretet njerëzve të tjerë, ai është i detyruar të shohë nga pas gjurmët e tij, të gjykojë gënjeshtrat që i ka rrëfyer vetes, enigmën rrënuese të jetës dhe vdekjes së gruas së tij, vitet në shërbim të shtetit dhe sjelljen misterioze të së bijës.
Lloji i botimit | Hard Copy |
pages | 253 |
ISBN | 978 99943-5123 7 |
Viti i botimit | 2007 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha e leximit | mbi 18 vjeç |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Etleva Pushi&Nicholas Lange |
Besnik i lojës së tij psikologjike, i vizatimit të karaktereve, i përshkrimit në detaje të jetës dhe natyrës, të veshura të gjitha me sfondin historik të kohës në të cilën jeton, Amos Oz, një ndër autorët më të dashur edhe për lexuesin shqiptar, na shpie edhe një herë në shtegtime fantastike e mahnitëse.
Si sfond në këtë roman psikologjik, merr pjesë edhe qyteti i dashur i Hana-s, Jeruzalemi ku ndërthuren ngjyrat e luftës, qyteti që duket sikur merr pak pjesë në jetën e saj, por e sundon atë dhe fatin e saj, ftohtë nga larg.
Rrëfim për dashurinë dhe errësirën është një libër tragjik, komik dhe pafundësisht transparent, një libër i shitur bujshëm dhe i lexuar me etje nga miliona lexues në të gjithë botën. Është autoportreti magjik i një shkrimtari që jeta e shtyu të ishte dëshmitar i lindjes së një atdheu që ende jeton përmes historisë së tij të turbullt.