Sociologji e fese View larger

Sociologji e fese

Max Weber MAS0080

New product

Përshkrim i shkurtër Sociologji e fesë është një libër nga sociologu dhe ekonomisti gjerman Max Weber, i botuar në vitin 1920 në gjermanisht dhe i përkthyer në anglisht në vitin 1963, i cili përbën një nga tekstet themelore të studimit të disiplinës shkencore të sociologjisë së fesë.

More details

1 Item

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Alsar
ISBN9789928319616

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Sociologji e fesë është një libër nga sociologu dhe ekonomisti gjerman Max Weber, i botuar në vitin 1920 në gjermanisht dhe i përkthyer në anglisht në vitin 1963, i cili përbën një nga tekstet themelore të studimit të disiplinës shkencore të sociologjisë së fesë. Autori studion përvojat dhe sjelljet fetare të njerëzve, si dhe rëndësinë që kanë ato në ndërtimin e marrëdhënieve shoqërore e ekonomike. Libri parashtron metodën sociologjike duke paraqitur kriteret e vlerësimit shoqëror të fesë përmes objektivitetit, i cili për nga metoda shkencore kërkon një lloj largësie me objektin që merret në shqyrtim, duke mos dhënë kështu gjykime vlerësuese. Kjo ishte edhe një nga dallimet kryesore midis filozofisë dhe sociologjisë për shkencën e kohës. Megjitahtë, në disa raste autori paraqet vlerësime për aspekte të ndryshme të përvojës fetare që i nënshtrohen një studimi analitik krahasues. Duke u ndërtuar mbi perspektivën sociologjike, libri kërkon të analizojë përvojën fetare të individit dhe sjelljen shoqërore të tij si një plotësim të aspiratave ideale, dhe kështu duke e parë atë si një shtysë për zhvillimin kulturor të një qytetërimi në përputhje me veprimet e tyre. Weber tërheq një material të pasur nga shumë tradita religjioze të qytetërimeve të ndryshme si: Hinduizmi, Konfucianizmi, Judaizmi, Katolicizmi, Protestantizmi, Islami etj. duke studiuar kështu gjërat e përbashkëta që përvoja religjioze sjell në secilën prej tyre, brenda secilës përmasë historike. Ky botim ka gjithashtu nje parathenie të gjatë nga sociologu amerikan Talcott Parsons.

Data sheet

pages368
ISBN9789928319616
Published year2021
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiKlajd Bylyku