Set “Klasiket per femije” IV

Grup autorësh BAO0493

New product

Përshkrim i shkurtër

Klasikët mbeten teksa librat vijnë dhe shkojnë. Në këtë set kemi përzgjedhur 4 vepra klasike të përshtatura për fëmijë: “Piter Pani”, “Princi i vogël”, “Aventurat e Pinokut” dhe “Bëmat e Lizës në botën e çudirave”. Seti është i rekomandueshëm për lexuesit e moshës 7 – 12 vjeç dhe Bukinist i jep në një ofertë të veçantë për ju.

More details

1 Item

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS

2 727 Lekë

-10%

3 030 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Seti me katër libra përmban:

1. "Piter Pani "nga James M. Barrie, të cilin mund ta gjeni edhe tek linku:

Piter Pan është një personazh i krijuar nga shkrimtari skocez J. M. Barrie. Një djalë që mund të fluturojë dhe që nuk mund të rritet, Piter Pan i kalon aventurat e tij në një ishull të vogël së bashku me grupin e tij të djemve të humbur, sirenat, zanat, piratët dhe ndonjëherë edhe me fëmijë të zakonshëm nga bota tjetër, larg ishullit...

2. "Princi i vogël" nga Antoine De Saint - Exupery, të cilin mund ta gjeni edhe tek linku:

Një libër që shkon përtej simbolikës, përtej naives, përtej përrallës, duke ndërtuar një botë tjetër. Një princ që vjen nga një planet dhe shkon nëpër planete për të takuar njerëz të tjerë, mbretër, biznesmenë, pijetarë, etj., që të gjithë tipa të njohur për lexuesit. Kjo është një prej kryeveprave që vazhdon të nxisë imagjinatën dhe mrekullojë mendjen e lexuesit të vogël dhe të madh

"Princi i vogël", vepra e fundit e autorit të njohur francez A.de Saint-Exupéry (1900-1944) botuar më 1943, pra që në gjallje të tij, përbën një tjetër hap të këtij krijuesi serioz për të përpunuar pikëpamjet e tij mbi botën dhe marrëdhëniet ndërmjet njerëzve e për t'ia parashtruar ato vëmendjes së lexuesve. Saint-Exupéry nuk shkruan letërsi për letërsi, art për art, dhe përtej natyrës simbolike e në dukje irreale të "Princit të vogël" ai arrin të prekë tema e çështje jo thjesht konkrete, jo thjesht e rëndomtazi praktike, madje pragmatike, por të tilla, që sjellin thellimin në mendime të lexuesit, që e shtyjnë këtë të fundit të përjetojë ndjesinë e përgjegjësisë së të qenit njeri i qytetëruar.

3. "Aventurat e Pinokut" nga Karlo Kolodi, të cilin mund ta gjeni edhe tek linku:

Ky personazh është aq i dashur për fëmijët, por njëherësh aq “djegës” për vesin e tij të mashtrimit, saqë gjithmonë nxit lexime dhe provokon lexues në çdo kohë. Krijesa prej druri e zdrukthtarit Geppeto në një fshat në afërsi të Firences, jo vetëm arrin të flasë, por edhe të dojë dhe të ëndrrojë....

E dinë fëmijët e sotëm se çfarë janë marionetat? Historia e mrekullueshme me Pinokun mund të jetë e fundit që nuk bën fjalë për lodrat elektronike. Pinoku është një kukull druri, që çuditërisht mund të flasë. Ai mbetet prej druri për një kohë të gjatë me aventura shkaktuar nga paaftësia e tij për të mbajtur premtimet, derisa më në fund mëson të dojë të atin dhe miqtë dhe kthehet në djalë të vërtetë.

Pavarësisht se lodrat e sotme janë shumë të ndryshme nga ato të përshkruara në librin e Karlo Kolodit, temat e trajtuara nga ai mbeten të përjetshme.

4. "Bëmat e Lizës në botën e çudirave" nga Lewis Carroll, të cilin mund ta gjeni edhe tek linku:

Libri i mirënjohur i Luis Karol përshkruan aventurat e mrekullueshme të Lizës, duke na futur në një botë magjike, ku asgjë nuk është e pamundur. Veshtire te gjesh nje vajze qe ne femijerine e saj te mos e kete lexuar kete liber...!!! Një ditë, një vajzë me emrin Liza është ulur pranë lumit me motrën e saj, kur shikon një lepur të bardhë dhe bëhet kurioze. Duke ndjekur lepurin, ajo bie në botën magjike të mrekullive ku takon krijesa nga më çuditshmet.

Data sheet

Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 9 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë