Set “Klasiket per femije” III

Grup autorësh BAO0492

New product

Përshkrim i shkurtër

Klasikët mbeten teksa librat vijnë dhe shkojnë. Në këtë set kemi përzgjedhur 5 vepra klasike të përshtatura për fëmijë: “Odisea”, “Poliana”, Tarzani i majmunëve, Libri i xhunglës dhe Luiza në botën e çudirave. Seti është i rekomandueshëm për lexuesit e moshës 7 – 12 vjeç dhe Bukinist i jep në një ofertë të veçantë për ju.

More details

99 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS

2 520 Lekë

-10%

2 800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Seti me pesë libra përmban:

1. "Odiseja", të cilin mund ta gjeni edhe tek linku:

Në këtë libër fëmijët do të njihen me Odisenë, mbretin trim, të mençur dhe dinak të Itakës, pas mbarimit të Luftës së Trojës.

Zoti i Deteve, Poseidoni, e dënoi atë që të endej për vite e vite nëpër vise të panjohura, të luftonte kundër dallgëve dhe erërave, larg mbretërisë së tij, djalit dhe gruas që e priste me padurim. A arrin ai të largohet nga Kalipsoja që e mbante prej vitesh të izoluar në ishullin e saj? A arrin tI shpëtojë ciklopit Polifem dhe a kthehet në Itakë për të shpëtuar mbretërinë e tij?

2. "Poliana", të cilin mund ta gjeni edhe tek linku:

Vogëlushja Poliana mbetet jetime dhe shkon të jetojë me tezen e saj, znj. Polin, një grua e zymtë. Aty Poliana njeh miq të mirë dhe njerëz shumë interesantë, që i bën për vete me natyrën e saj të qeshur dhe miqësore. Falë lojës që i kishte mësuar i ati, ajo i bën të tjerët të gjejnë lumturinë dhe në fatkeqësi, vetëm duke parë anën pozitive të gjërave. Me pafajësinë e mirësinë që rrezaton, Poliana rikthen te tezja e saj dashurinë e vjetër dhe te I gjithë fshati buzëqeshjen. Në libër ju do të lexoni për shumë e shumë situata të vështira, të cilat i kalon me guxim Poliana.

3. "Tarzani i majmunëve", të cilin mund ta gjeni edhe tek linku:

Në këtë libër tregohet historia e mrekullueshme e djaloshit të xhunglës, Tarzanit. Prindërit e tij nisen nga Londra drejt Afrikës për të punuar, por gjatë rrugës ata braktisen në xhungël nga kapiteni. Pikëshit këtu lind Tarzani, i cili pas vdekjes së prindërve, rritet nga majmuni Kala. Një ditë Tarzani pa në breg një kasolle të vogël, të ndërtuar mbi pemë. Tepër kureshtar shkon drejt saj, pa e ditur që ajo ishte shtëpia ku kishte lindur. Po në këtë shtëpi ai takon dhe bie në dashuri me Xhejnin. Por a do ta braktisë xhunglën dhe a do të takohet me Xhejnin në Londër? Mësojeni këtë në aventurën e Tarzanit.

4. "Libri i Xhunglës", të cilin mund ta gjeni edhe tek linku:

Një “këlysh” njeriu gjendet në xhungël, në shpellën e ujqërve. Ai është shtrirë midis këlyshëve ujqër, pranë nënës Ujkonjë dhe nuk ka fare frikë. Jashtë shpellës, tigri Sher Kan ulërin i tërbuar sepse do ta kullufitë. Çfarë do të ndodhë me Moglin? A do ta shpëtojnë ujqërit nga kthetrat e tigrit njeringrënës? A do të arrije të mbijetojë në xhungël? Po ligjit të xhunglës? Mësojeni këtë në historinë e Librit të Xhunglës, të rrëfyer me një gjuhë të thjeshtë dhe të shoqëruar me ilustrime tërheqëse.

5. "Liza në Botën e Çudirave", të cilin mund ta gjeni edhe tek linku:

Libri “Liza në botën e çudirave” është një tregim fantastik, i botuar në 123 vende të botës. Ai rrëfen për udhëtimin fantastik të vogëlushes Lizë, që ka ndodhur kohë më parë në një ditë vere. Liza kalon nëpër shumë aventura njëra pas tjetrës, takon Lepurin e Bardhë, macen ngërdheshëse, Kapelabërësin, mbretin, mbretëreshën etj. Për të mësuar më shumë mbi bëmat e Lizës në botën e çudirave lexoni këtë klasik me ilustrime fantastike.

Data sheet

Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 9 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë