Set “Klasiket per femije” II

Grup autorësh BAO0491

New product

Përshkrim i shkurtër

Klasikët mbeten teksa librat vijnë dhe shkojnë. Në këtë set kemi përzgjedhur 5 vepra klasike të përshtatura për fëmijë: Hajdi, Kopshti sekret, Aventurat e Pinokut, Ishulli i thesarit dhe Udhëtim në qendër të Tokës”. Seti është i rekomandueshëm për lexuesit e moshës 7 – 12 vjeç dhe Bukinist i jep në një ofertë të veçantë për ju.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS

2 520 Lekë

-10%

2 800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Seti me pesë libra përmban:

1. "Hajdi", të cilin e gjeni edhe tek linku:

Vogëlushja Adelajde, ose siç e thërrasin të gjithë, Hajdi, jeton në malet e Zvicrës me gjyshin e saj. Asaj I pëlqen të luajë me mikun e saj, Peter dhe me kopenë e dhive. Po Hajdi shkon edhe në qytet, ku takon një mikeshë të re, Klarën. Por atë e merr malli shumë për gjyshin dhe shtëpinë. A do rikthehet Hajdi në mal?

2. "Udhëtim në Qendër të Tokës", të cilin e gjeni edhe tek linku:

Profesor Lidenbroku, gjeolog dhe studiues mineralesh me famë botërore, së bashku me nipin e tij Aksel, përgatiten për një mision: një udhëtim në qendër të Tokës. A do ta përmbushin ata këtë mision? Zbuloni më shumë për udhëtimin e tyre plot peripeci dhe të papritura duke lexuar librin.

3. "Ishulli i thesarit", të cilin e gjeni edhe tek linku:

Thesari i kapitenit Flint, piratit më gjakatar të të gjitha kohërave, ka qëndruar i fshehur në një ishull të largët.

Harta e thesarit I bie në dorë Xhim Hokinsit, një djaloshi që punonte në bujtinën e prindërve. Bashkë me doktor Livsin, kavalier Trelaunin dhe një karakter të dyshimtë të quajtur Xhon Silveri i Gjatë, ata do të vihen në kërkim të thesarit. Çfarë të papriturash e presin të riun Xhim?

4. "Kopshti sekret", të cilin e gjeni edhe tek linku:

Meri është një vajzë e llastuar që jeton në Indi.

Por fatkeqësia e godet, dhe një sëmundje i merr jetën të dy prindërve të saj. Prandaj Meri detyrohet të kthehet në Angli, dhe të jetojë në Misëlthuejt Manor, shtëpinë e xhaxhait të saj. Aty takon Dikonin, një djalosh mjaft i çuditshëm, mik me gjithë kafshët dhe kushëririn e sëmurë Kolin. Bashkë me ta ajo do të rilindë kopshtin sekret të vilës, i goditur edhe ai nga fatkeqësia, njëlloj si vogëlushja Meri.

5. "Aventurat e Pinokut", të cilin e gjeni edhe tek linku:

Personazhi i Pinokut vjen në një përkthim të ri, të këndshëm dhe shumë argëtues.

Ju do të njiheni me aventurat e kukullës prej druri, që sdo të shkojë në shkollë dhe që futet në telashe të njëpasnjëshme. Por ai ia del në fund të bëhet një djalë prej vërteti, sepse është zemërmirë, i do dhe i ndihmon të gjithë ata që has gjatë aventurave të tij, dhe veçanërisht do babanë e vet, Xhepeton e moshuar, dhe Zanën, mirëbërësen e tij të kudogjendur.

Data sheet

Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 9 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë