Seria “Le te flasim Hapur” 2

Grup autorësh BAO0489

New product

Përshkrim i shkurtër

Babi, mami, vëllai apo motra, gjyshi dhe gjyshja janë njerëzit tanë më të dashur, janë modelet që ne duam t’ju ngjajmë dhe janë ata përmes të cilëve e njohim dhe e eksplorojmë botën. Prandaj ky set me gjashtë libra vjen me histori brenda familjes e cila është modeli me të cilin e shohim dhe e vlerësojmë botën.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS

2 970 Lekë

-10%

3 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Seti me gjashtë libra përmban:

1. "Edhe mami punon", të cilin e gjeni edhe tek linku:

Asnjë arsye për fillimin e një pune nuk duhet gjykuar si e mirë apo e keqe.

Të gjitha mamatë punojnë. Sido të jetë rasti, edhe nëse një mama zgjedh të punojë për shkak të problemeve financiare apo se ajo do të ndihet e plotësuar si grua në punën e saj, të gjitha këto arsye fëmija duhet ti njohë, që të mos i vlerësojë si të gabuara. E rëndësishme është që asnjë arsye nuk duhet gjykuar si e mirë apo e keqe; ajo duhet matur me dobinë që sjell puna e prindit në shtëpi. Pikërisht këtë kuptim synon ky libër.

2. "Mami është sëmurë", të cilin e gjeni edhe tek linku:

Ky libër i nxit prindërit të jenë të hapur dhe të çiltër me fëmijën e tyre, edhe kur duhet të tregojnë se njëri nga prindërit ka kancer.

Të mësosh se mami ka kancer është një përvojë e frikshme për një fëmijë. Djali i vogël i kësaj ndodhie pyet veten: Mos është faji i tij që mami ka kancer? Si do të ndryshojë jeta e tij dhe e gjithë familjes së tyre? Prindërit e djalit i shpjegojnë atij që mami do ti nënshtrohet kimioterapisë dhe, duke luftuar sëmundjen dita-ditës, gjithçka do të shkojë mirë. Si përfundim, mami shërohet, por djali duhet të kuptojë se kanceri edhe mund të rikthehet. Ky libër i bën fëmijët të kuptojnë se kanceri është gjendje shëndetësore serioze. Po ashtu, i ndihmon ata të kuptojnë se po të mbështeten gjithmonë te prindërit, do ta kenë më të lehtë të largojnë ankthet dhe të shprehin emocionet e tyre. Nga ana tjetër, fëmijët ndihen të vlerësuar kur kuptojnë se dhe me sjelljet e tyre mund të ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes së të rriturit që është i sëmurë.

3. "Babi do të martohet", të cilin e gjeni edhe tek linku:

Libri "Babi do të martohet" i bën vajzat dhe djemtë të kuptojnë se, edhe pse prindërit rimartohen, ata përsëri do të vazhdojnë ti duan dhe ti takojnë ata.

Fëmijët me prindër të divorcuar ndonjëherë çorientohen dhe shqetësohen, veçanërisht kur njëri nga prindërit vendos të rimartohet. Libri "Babi do të martohet" tregon historinë e një vajze, prindërit e së cilës janë divorcuar. Por ndërkaq, babi po martohet me dikë tjetër. Si ndihet vajza për këtë? Zakonisht, kur njëri nga prindërit martohet, fëmija ndihet i turbulluar. A duhet të gëzohet? A duhet të mërzitet? Mos prindi po e braktis?

4. "Kur mami dhe babi harruan të ishin miq", të cilin e gjeni edhe tek linku:

Çfarëdo që të ndodhë, mami dhe babi im do të jenë prindërit e mi... dhe, për më tepër.... ata gjithmonë do të më duan mua.

Prindërit e mi dikur ishin shumë miq dhe unë ndihesha e lumtur. Ne çdo gjë e bënim së bashku. Më pas, gjërat filluan të ndryshonin. Prindërit e mi ishin gjithnjë të mërzitur me njëri-tjetrin dhe vetëm grindeshin. Nisa të mendoja se ishte faji im që prindërit e mi nuk ishin më shokë; por tani e kuptoj se është më mire që secili të jetojë në shtëpi më vete.

5. "Gjyshërit e mi janë të vecantë", të cilin e gjeni edhe tek linku:

Libri i ndihmon fëmijët të mësojnë për sfidat e moshës me të cilat përballen gjyshërit e tyre, me qëllim që ata të kuptojnë e të vlerësojnë të moshuarit në përgjithësi.

Fëmijët ndihen shumë të veçantë, falë lidhjes së dashurisë dhe afrimitetit që kanë me gjyshërit. Ky libër tregon një histori të përzemërt të një fëmije dhe të gjyshërve të tij. Djemtë dhe vajzat nxiten të vlerësojnë marrëdhënien që ata kanë me gjyshërit dhe të ruajnë kujtime të dashura, ndërsa koha kalon dhe ata rriten.

6. "Vëllai im është autik", të cilin e gjeni edhe tek linku:

Ky libër tregon për një djalë, vëllai i të cilit, Beni, është me autizëm. Të rritesh në një familje me një fëmijë autik mund të jetë e vështirë, por pjesa më e madhe e familjeve, përpiqen ta kalojnë këtë sfidë. E rëndësishme është që fëmijët, vëllai ose motra, të kuptojnë sa më shpejt problemet që kanë lindur dhe të zbulojnë se dashuria, durimi dhe sensi i humorit, janë aftësi jetësore të qenësishme, të cilat do tu hyjnë atyre në punë gjatë gjithë jetës. Ky libër tregon për një djalë, vëllai i të cilit, Beni, është me autizëm. Kur ai vihet në vështirësi nga sjelljet e tij në sy të shokëve të klasës, i kërkon mësueses tu flasë atyre për autizmin. Me ndihmën e mësueses fëmijët mësuan se shumë njerëz me këtë sëmundje kanë zhvilluar aftësitë e tyre të veçanta, duke u ndjerë të vlefshëm e të vlerësuar.

Data sheet

Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitover 3 years
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë