Seria “Nje familje e papare” 1

Grup autorësh BAO0486

New product

Përshkrim i shkurtër

Jeta e përditshme ka surpriza të këndshme, të cilat vijnë krejt paprtur në çdo ditë të javës. Edhe në këtë set vijnë historitë e Lolës, Tomit dhe anëtarëve të tjerë të familjes. Ky është një set fantastik për fëmijë që duan të njohin detaje dhe histori nga jeta që mund të ketë secili prej nesh. Seti rekomandohet për fëmijë të moshës 7-12 vjeç dhe Bukinist e sjell në një ofertë të veçantë për ju.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS

2 646 Lekë

-10%

2 940 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Seti me 7 libra përmban:

1. "Ndihmë! Po ndërrojmë shtëpi 1", të cilin e gjeni edhe tek linku:

Kur mami dhe Pieri u kthyen nga një fundjavë romantike, Lolës dhe Tomit iu komunikuan një lajm: familja do të transferohej në një shtëpi në periferi të Parisit. Lola filloi të ulërinte: "Kjo është kot e superkot fare!" As që mund të bëhej fjalë të ndahej nga Alisa, shoqja e saj e ngushtë deri në vdekje... Po kështu edhe Tomi...

2. "Një ditë që filloi ters 2", të cilin e gjeni edhe tek linku:

Është e çuditshme! Kur dita nis keq, shkon për dreq deri në darkë. Lola kaloi një ditë të tmerrshme. E gjitha kjo, sepse në mëngjes prindërit dolën shumë herët dhe ajo dhe i vëllai, Tomi, duhej të merreshin me qenin, përpara se të niseshin për në shkollë. Pastaj... tersllëqet ndoqën njëra-tjetrën...

3. "Një e mërkurë e pazakontë 3", të cilin e gjeni edhe tek linku:

E mërkura është një ditë e rëndësishme për Lolën. Ajo ka kursin e kalërimit me kalin e vogël, ponin... Asaj i pëlqen shumë kalërimi! E mërkura e Lolës u dreqos... fillimisht zënka e mamit me marangozin, që e kishte punuar shumë keq parketin, më pas telefonata nga spitali për Tomin kishte përfunduar në urgjencë...

4. "Kur të zënë me presh në dorë 4", të cilin e gjeni edhe tek linku:

"Kush vjedh një gjilpërë, vjedh një ka të tërë"... Lola e di mirë këtë. Gjyshi ia ka përsëritur 100 herë. Megjithatë, ajo mori sheqerka në dyqanin e zotit Martino. Disa ditë më vonë, vëllai i saj, Tomi vodhi dy DVD. Kuptohet që, kur e morën vesh prindërit... mirëserdhët telashe!

5. "Bebja ... jo ndonjë gjë e madhe 5", të cilin e gjeni edhe tek linku:

Lola ishte shumë e gëzuar që po përgatiste festën e ditëlindjes së mamit. Vetëm se Romana, motra e vogël, vendosi të vinte në jetë tamam këtë ditë. Të gjitha planet u përmbysën dhe Lola u zemërua shumë me këtë bebe që i prishi ditën dhe "i mori mamin"...

6. "O zot cfarë nate 6", të cilin e gjeni edhe tek linku:

Gjithçka ndodhi, sepse dadoja e Lolës nuk mund të vinte atë natë... dhe Tomi, vëllai i madh që duhej të kujdesej për të, donte të shkonte patjetër në një festë te një shok dhe I gënjeu prindërit, duke e marrë edhe Lolën me vete...

7. "Një e diel koti 7", të cilin e gjeni edhe tek linku:

Është e diel. Familja e Lolës është e ftuar për vizitë te halla jo e vërtetë. Të shkosh për të ngrënë një byrek tradicional, nuk është ndonjë argëtim i madh, sidomos kur nuk ke dëshirë. Të gjithë janë të acaruar... Kjo ishte një e diel koti.

Data sheet

Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 9 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë