Seria “Lidhjet me te mira”

Grup autorësh BAO0480

New product

Përshkrim i shkurtër

Këto katër libra kanë vlera të jashtëzakonshme edukative: Si të mësojmë vogëlushin të sillet kur vjen në jetë vëllai apo motra, si të rregullojë gjërat në dhomën e tij, si të sillet në ditën e parë në kopësht apo shkollë, si të përmbahet nga zemërimi dhe të distancohet nga dhuna. Këto libra do tua lehtësojnë misionin tuaj të vështirë për të prindëruar siç duhet. Seti është i vlefshëm për fëmijë të moshës 3-6 vjeç dhe Bukinist e sjell në një ofertë të veçantë për ju.

More details

100 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS

1 980 Lekë

-10%

2 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Seti me katër libra përmban:

1. "Bebushi erdhi në shtëpi", të cilin e gjeni tek linku:

Ky libër përshkruan etapat e para dhe përvojat e reja të një vogëlushi ose vogëlusheje përgjatë ardhjes dhe rritjes së bebes në shtëpinë e tij/e saj. Libri synon, gjithashtu, të tregojë se çndodh ndërsa bebja rritet dhe nis të zbulojë botën përreth. Në fund të librit do të gjeni dhe disa vargje argëtuese për të vegjlit, si dhe një udhëzim për të rriturit.

2. "Dita ime e parë e shkollës", të cilin e gjeni tek linku:

Ky libër, përmes përshkrimit të situatave të këndshme e argëtuese, synon që tu heqë fëmijëve shqetësimin për ditën e pare të shkollës, duke i inkurajuar atë për këtë ditë të veçantë të jetës së tij. Në fund të librit ka disa aktivitete për vajza e djem, si dhe një udhëzues për të rriturit.

3. "Mos u zemëro'', të cilin e gjeni tek linku:

Me ndihmën e këtij libri, ata do të kuptojnë se dhuna nuk është asnjëherë gjë e mirë dhe që me duart, këmbët dhe buzët e tyre, ata mund të bëjnë gjëra shumë here më të mira se sa të gjuajnë me shkelma apo të shajnë. Madje dikush është i aftë edhe të arsyetojë e ti vërë fre zemërimit e inatit të tij. Ky libër ndihmon në mënyrë shumë natyrale më të vegjlit se duhet të jenë të aftë që të kërkojnë falje, kur i bëjnë keq dikujt tjetër.

4. "Unë kujdesem për gjërat e mia", të cilin e gjeni tek linku:

Personazhi kryesor është mësuar ti hedhë gjërat e tij sa andej-këtej. Por një natë, kur ikën dritat, ai i kërkoi më kot lodrat që donte në errësirën e dhomës dhe nuk gjeti asgjë. Atëherë vogëlushi zbuloi se sa e rëndësishme është të kujdesesh për gjërat e tua. Kjo do të thotë që ato duhet ti sistemosh dhe ti riparosh vazhdimisht, në mënyrë që të rrojnë sa më gjatë. Siç kujdesemi për dhomën apo për shtëpinë tonë, ashtu duhet të kujdesemi edhe për mjedisin, planetin, për bimët, lulet dhe kafshët, veten dhe të tjerët.

Data sheet

Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitover 3 years
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë