Set me libra per mesimet e para me tinguj

Grup autorësh BAO0478

New product

Përshkrim i shkurtër

Ky është një set tejet i përzgjedhur me kujdes për të mësuar fëmijën tuaj në hapat e para të jetës; shkronjat, fjalët dhe fjalitë, mjedisi përreth në qytet, fshat, në natyrë, njerëzit, vendet dhe pjesët e trupit të njerit. Këto libra sjellin jo vetëm foto, por edhe tinguj dhe zëra, duke ndikuar në rezultatet pedagogjike të të nxënit të fëmijës tuaj. Ky set është i rekomanduar për fëmijë të moshës 0-3 vjeç dhe Bukinist e sjell në një ofertë të veçantë për ju.

More details

100 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS

4 815 Lekë

-10%

5 350 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Seti me 4 libra përmban:

1. "Libri im i parë ABC", të cilin e gjeni edhe tek linku:

Duke shtypur butonët zanorë, fëmijët dëgjojnë shkronjat, fjalët e fjalitë dhe i mësojnë ato në mënyrë argëtuese. Në libër ata do të gjejnë situata me personazhe nga bota e kafshëve, të ilustruara plot ngjyra e fantazi.

2. "Bota rreth nesh", të cilin e gjeni edhe tek linku:

Qytetin e zhurmshëm dhe fermën e gëzueshme, pyjet e gjelbra, savanat dhe xhunglat, detet dhe oqeanet, malet, polet... Duke shtypur butonat zanorë që gjenden pranë figurave, fëmijët njihen dhe argëtohen me zërat e kafshëve dhe tingujt e natyrës në skajet më të largëta të botës.

3. "Rreth botës për të vegjlit", të cilin e gjeni edhe tek linku:

Duke e ftuar të bëhet shikues i korridës spanjolle, të realizojë safarin afrikan, të njihet me kaubojtë dhe indianët, të rrëshqasë me slitën ku janë mbrehur qentë eskimezë dhe të udhëtojë me gondolën veneciane. Fëmija pasuron fjalorin me fjalë të veçanta e karakteristike të këtyre vendeve. Duke shtypur butonat zanorë që gjenden pranë figurave, ai njihen me meloditë dhe tingujt e çuditshëm të vendeve të ndryshme që të çojnë në skajet më të largëta të planetit tone.

4. "Trupi im", të cilin e gjeni edhe tek linku:

Ky libër i njeh fëmijët me pjesët e trupit dhe si funksionon organizmi ynë.Duke e shfletuar këtë libër fëmijët zbulojë për sekretet e trupit të tyre, mësojë për skeletin, zemrën dhe gjakun, frymëmarrjen, tretjen, urinimin, nervat, shqisat etj. Duke shtypur butonat fëmijët do të argëtohen duke dëgjuar tingujt e gëzuar, si dhe do të pasurojnë fjalorin duke dëgjuar fjalët.

Data sheet

Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximit0-3 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë