Seria “Miushi lexues – Maksi”

Grup autorësh BAO0476

New product

Përshkrim i shkurtër

Aktivitet të tilla si futbolli, të ecësh me biçikletë, të luash me kafshë por edhe të njohësh fazat e zhvillimit janë tejet kritike për fëmijën tuaj. Prandaj këto libra vijnë me histori të përzgjedhura me kujdes nga këto momente të jetës, dhe të përpunuara në aspektin didaktik. Seti rekomandohet për moshat deri në 3 vjeç dhe Bukinist e sjell në një ofertë të veçantë për ju. Bukinist jep një ofertë të veçantë për ju.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS

1 890 Lekë

-10%

2 100 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Seti me gjashtë libra përmban:

1. “Maksi bëhet kampion futbolli”, të cilin e gjeni edhe tek linku:

Maksi dhe Paulina luajnë futboll. "Gol!" thërret Maksi. "Ne jemi kampionë botë!". Por fqinjit të tij, Timit, i duket se më të fortët në futboll është ai dhe shokët e tij. Kështu, ata vendosin të bëjnë një ndeshje futbolli mes dy skuadrave. Kush do ta fitojë "Kupën e Botës?!"

2. “Maksi mëson bicikletën” të cilin e gjeni edhe tek linku:

Gati!? NISU! Maksi merr vrull me biçikletën e tij lodër. Por tani ai është rritur.

3. “Maksi mëson të notojë” të cilin e gjeni edhe tek linku:

Shoqja e ngushtë e Maksit, Paulina, sapo ka marrë medaljen "Kali i detit". Edhe Maksit do ti pëlqente të mësonte notin. "Ti nuk e merr dot atë medalje, se nuk je adhurues i ujit", - i thotë vëllai i tij i madh. Tani I takon Maksit të tregojë çështë i aftë të bëjë!

4. “Maksi do një lepurush prej vërteti”, të cilin e gjeni edhe tek linku:

Unë jam gati katër vjeç! - thërret Maksi. Dhe mendon se kushdo që bën 4 vjeç, mund të dëshirojë një lepurush prej vërteti për ditëlindje. Por... duhet të nxitojë, sepse lepurushi i zi më i bukur në botë mund t'I shitet dikujt tjetër...

5. “Maksi fle te shtëpia e Paulinës”, të cilin e gjeni edhe tek linku:

Urra! Maksit i japin leje të flejë një natë te shtëpia e Paulinës. Ai bën gati çantën sa hap e mbyll sytë: pizhamet, furçën e dhëmbëve dhe, sigurisht, elektrikun e dorës. Por, a mund të flejë Maksi pa puthjen e "Natës së mirë"?!

6. “Maksi dhe dhëmbi i qumështit”, të cilin e gjeni tek linku:

Për të qenë një superpërbindësh i vërtetë, duhet të keni dhëmbë që ju kanë rënë.

Data sheet

Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximit0-3 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë