I ri Cmim i reduktuar! Olga prej letre Shiko më të madhe

Olga prej letre

Elisabetta Gnone BDI0256

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Çfarë emocioni fëmijë: Do të zbuloni magjinë e Olges, vajzës së vogël prej letre: "Olga prej letre - Një udhëtim i jashtëzakonshëm", - roman i Elisabetta Gnone që vjen në shqip tregon historinë e vajzës së vogël që lindi në një ditë të ftohtë dimri në fshatin e Montetabës dhe një ditë u nis të takonte Auzolian, magjistaren, që ta kthente ne nje vajze normale, me mish dhe kocka, ashtu si të gjithë të tjerët....

Më shumë detaje

40 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
Fletët304

810 Lekë

-10%

900 Lekë

Share

Më tepër

Olga Papeli është një vajzë hollake si degëz dhe ka një talent të veçantë: di të rrëfejë histori të pabesueshme, të cilat thotë se i ka jetuar vetë dhe ku mund të ndodhë që një baldosë të flasë, një lepur të jetë lundërtar dhe një ari të bëhet rrobaqepës. Të vërteta? Të sajuara? Tomeoja e mençur, berberja e fshatit, thotë se Olga i krijon historitë e saj rreth fantazmave të fëmijërisë për të mposhtur frikën. Prandaj historitë e Olgës janë aq të suksesshme: sepse ato mposhtin përbindëshat nga të cilët, në të vërtetë, tremben të gjithë, të mëdhenj e të vegjël. Një ditë prej ditësh, për të ngushëlluar mikun e saj Larvin, që është shumë i brishtë, Olga vendos t’i tregojë historinë e Olgës, vajzës prej letre, që la fshatin në kërkim të magjistares Auzolia, e cila do ta kthente në një fëmijë si gjithë të tjerët, prej mishi e kocke. Udhëtimi ishte i gjatë dhe plot aventura: Olga takoi një shitës gjurmësh, udhëtoi së bashku me një djalosh që jetonte në një balonë dhe me një tjetër që e kaloi përtej detit, duke vozitur. Rrezikoi jetën shumë herë, humbi mes një pylli, por trupa e një cirku me artistë interesantë e gjeti. Dhe vetëm më në fund, kur takoi magjistaren, vajza prej letre e kuptoi se sa shumë gjëra ia kishte dalë mbanë të bënte...

Kjo është një ndodhi e vërtetë. Është ndodhia se si në fund, Ariu i stërvitur i zotit Xhubat më preu mes përmes dhe Burreci me sustë më ngjiti me shirit skoçi. Ai mban gjithmonë një rrotull të tillë me vete, sepse hera-herës i qëllon të shqitet nga fundi i kutisë dhe të bjerë jashtë. Gruaja fluturuese deshi të më jepte një prej leukoplasteve të veta, por unë i thashë se, kur të presin më dysh, nevojitet diçka më e fortë për të të mbajtur bashkë

Të dhëna

Lloji i botimitHard Cover
Fletët304
V. Bot2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha7-14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAlbana Nexhipi