Pashalleku i mendafshit vibrues View larger

Pashalleku i mendafshit vibrues

Dritan Nasi TO0567

New product

Përshkrim i shkurtër

Dy vajza me bukuri të veçantë i ndërmendin atij vajzat e haremit të pashait, veshja e tyre, linoja që i pëlqente dikur edhe plakut sundimtar, misteri magjik i të gjithë peizazhit mes Janinës dhe ishujve të detit Jon, mbushur me sirena, si në kohën e Odisesë  - të gjitha këto i japin një ton poetik e romantik novelës, duke e lidhur natyrshëm me temën kryesore.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928376404

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Pse Shqipëria e fitoi e fundit nga të gjitha vendet e Ballkanit pavarësinë nga “Porta e Lartë”, kjo për autorin ka qenë një pyetje që e ka turbulluar që në leximet e para të historisë së Shqipërisë, dhe në çdo libër dhe roman që ka lexuar për këtë temë. Shqiptarët ishin shumë të rëndësishëm dhe me shumë pushtet në të gjitha drejtimet e Perandorisë Osmane. Por pse?

Të gjitha ngjarjet ndodhin paralelisht në të njëjtat vende, por në një ndarje kohore prej 200 vjetësh, në muajt e fundit të sundimit të Pashait gjithë pushtet Ali Pasha, dhe në një vizitë në sarajet dhe pashallëkun e tij.

Si ndërtim i strukturës së novelës ka një ndërthurje në rrëfim edhe një linjë tjetër, duke alternuar kapitujt ku jemi në kohët e sotme, me një grup turistësh shqiptarë në Greqinë Veriore, në zonat bregdetare, në rajonin ku pak a shumë ka pasur sundimin e tij edhe pashai i Janinës.

Kjo linjë është një reflektim tjetër, i sotëm, mbi pashain, nga Indriti, turisti i ri shqiptar, të cilin historia e ngacmon, por më shumë e sotmja, bukuria e natyrës dhe e njerëzve që ka përballë, mes të cilëve ai kërkon të gjejë kuptimin duke e lidhur dhe me të shkuarën.

Data sheet

pages106
ISBN9789928376404
Published year2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1