Jete plot dashuri

Nicholas Sparks BOT0271

New product

Përshkrim i shkurtër

A mundet dashuria ta rishkruajë të kaluarën?

Lexojeni "Jetë plot dashuri" dhe të jeni të sigurt që Sparks nuk do t'ju zhgënjejë...

More details

3 Items

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928000668

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Një djalë i ri, Donson, i lindur në një familje të fortësh me mbiemrin Koul, duket se është i destinuar që në fillim që të ecë në rrugën e jetës së të parëve të tij në qytezën Oriental.

Por ja që gjaku i së ëmës (dhe pse e braktisi që foshnje) kishte më shumë ndikim se ai atëror. Ai nuk është i dhunshëm, mëson dhe është i pari i klasës dhe pse bën të pamundurën që familjarët e tij të mos e mësojnë këtë fakt, aq më shumë i ati dhe kushërinjtë e tij të tmerrshëm.

Ai i pret me qetësi goditjet e të jatit të dehur, me bindjen që kur të rritej dhe të kishte mundësi të ndeshej me të kjo nuk do të ndodhte më. Kështu kur arriti në moshën 16-vjeç Donson tashmë ishte fizikisht më i fortë se babai. Mund ta përballonte atë. Dhe kur ai i ktheu dorë, vendosi ta braktiste përfundimisht shtëpinë.

E gjen veten në garazhin e një plaku të vetmuar, plakut Tuk që dhe pse shkëmbejnë pak fjalë, do të zërë vendin e babait të tij. Në skenë del një vajzë, më ë bukura e qytezës së tyre, Amanda Kolie që ashtu si ai vendos të dalë kundër rrymës, kundër traditës familjare e të dashurojë djaloshin tonë.

Një dashuri rinore, pasionante që kundërshtimet e të tjerëve e bëjnë dhe më të fortë. Por dashuria e vërtetë do të thotë ta duash tjetrin më shumë se veten, kështu që djaloshi jonë Donson e lë Amardën të vazhdojë jetën e saj, të shkollë në kolegj e të bëhet dikushi. Ndërsa djaloshi falë një rrethane fatkeqe, një aksidenti do të shkurtojë jetën e mjekut të qytetit të tyre David Boner dhe të përfundojë në burg, ashtu si të gjithë paraardhësit e tij të familjes Koul.

Një ndjenjë faji do ta torturorë djaloshin tonë dhe pasi të dalë nga burgu. Dhe pse vendos ta lërë qytetin e të shkojë larg për të jetuar, ai vendos të kujdeset gjithmonë për të venë e mjekut David Boner dhe dy fëmijëve të tij. Por një ditë, në naftënxjerrësen në mes të detit ku punonte, ndodh një aksident.

Platforma merr flakë dhe ai përfundon në det. Tej në horizont një njeri me mushama blu e fton të shkojë drejt tij. Por sa më shumë i afrohej, aq më shumë figura njerëzore largohej. Por ai tashmë ishte jashtë rrezikut.

Mos vallë kishte shpëtuar për një qëllim. Do të ketë mundësi ai të ritakojë më dashurinë e tij të vetme Amandën? A mundet që njeriu të dashurojë vetëm një herë të vetme në jetë?

Data sheet

pages364
ISBN9789928000668
Shtëpia botueseBota Shqiptare
Published year2011
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
PërkthyesiHasan Bregu