Reduced price! Deshira View larger

Deshira

Nicholas Sparks BOT0680

New product

Përshkrim i shkurtër

Ashtu si në të gjitha romanet e Sparks-it, emocionet luajnë një rol të madh. "Dëshira" është një kronikë që ngjall mendime për disa dekada të jetës së protagonistes. Në atë rrjedhë, ajo zbulon vetëvlerësimin, vetëpranimin dhe madhështinë e dashurisë së parë.

More details

4 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare

1 260 Lekë

-10%

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Viti 1996 ndryshoi gjithçka për Magi Dozin.

E dërguar nga familja e saj, në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare, për të jetuar me hallën që e njihte fare pak, në Okrakok, një qytet i izoluar në bregdetin e Karolinës së Veriut, Magi e kishte mendjen vetëm tek shoqet dhe familja që kishte lënë pas... derisa takoi Brajs Trikitin, një nga të paktët adoleshentë në ishull.

I pashëm, i sinqertë dhe i sapo pranuar në akademinë ushtarake në West Point, Brajsi i tregoi se sa shumë gjëra mund të pëlqente në qytetin buzë plazhit që rrihej gjithmonë nga era dhe e njohu me fotografinë, një pasion që do të bëhej pjesë e pandarë e jetës së saj.

Në vitin 2019, Magi është tashmë një fotografe e njohur. Ajo menaxhon një galeri të suksesshme në Nju Jork dhe fotografon vise të largëta dhe interesante në mbarë botën.

Por, Krishtlindjet e atij viti e gjejnë të mbërthyer në qytet, duke luftuar me një diagnozë mjekësore që e bën të reflektojë thellë... Gjithnjë e më shumë e varur nga një asistent i ri, ajo bëhet gjithnjë e më e afërt me të. Ndërsa numërojnë së bashku ditët e fundit të festave, ajo fillon t'i rrëfejë historinë e një Krishtlindjeje tjetër, shumë vite më parë, dhe të dashurisë që i tregoi asaj një rrugë, të cilën nuk mund ta kishte imagjinuar kurrë...

PERSHTYPJE

"Sparks e di mirë sesi t'i cekë telat e zemrës së çdo lexuesi."

– Chicago Sun Times

"Kushdo që kërkon një histori të ëmbël do të magjepset."

– Booklist, Starred Review

"Sigurisht që do të kryesojë listat e librave në të gjithë botën."

– CNN Underscored

"Me romanin "Dëshira", Sparks na kujton se dashuria... do t'ju prekë gjithmonë në mënyra që nuk mund t'i kuptoni."

– BookPage

"Ashtu si në të gjitha romanet e Sparks-it, emocionet luajnë një rol të madh. "Dëshira" është një kronikë që ngjall mendime për disa dekada të jetës së protagonistes. Në atë rrjedhë, ajo zbulon vetëvlerësimin, vetëpranimin dhe madhështinë e dashurisë së parë."

– New York Journal of Books

"Sparks është poet. . . një mjeshtër i vërtetë."

– Philadelphia Inquirer

"Nicholas Sparks është një nga shkrimtarët më të njohur në Amerikë dhe jashtë saj për një arsye të fortë: Ai ka shkruar histori që zbulojnë dëshirën e madhe për gjënë më të çmuar që mund të kemi: dashurinë."

– Mobile Register

Data sheet

Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanManiela Sota
I ri1