Kenga e fundit View larger

Kenga e fundit

Nicholas Sparks BOT0141

New product

Përshkrim i shkurtër Veronika Miller, që të gjithë e thërrasin Roni, është 17 vjeçe, jeton në Nju Jork, frekuenton klubet më trendi të qytetit dhe është e bindur se është një vajzë e pavarur. Deri në çastin kur gjendet për të kaluar verën në Uilmington, në Karolinën e Veriut, me të atin Stivin, ish mësues pianoje dhe koncertist, i cili e ka braktisur familjen tashmë prej vitesh.

More details

300 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928000521
Viti i botimit2012

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Veronika Miller, që të gjithë e thërrasin Roni, është 17 vjeçe, jeton në Nju Jork, frekuenton klubet më trendi të qytetit dhe është e bindur se është një vajzë e pavarur. Deri në çastin kur gjendet për të kaluar verën në Uilmington, në Karolinën e Veriut, me të atin Stivin, ish mësues pianoje dhe koncertist, i cili e ka braktisur familjen tashmë prej vitesh. Është kjo arsyeja pse Roni e urren, deri në atë pikë sa nuk dëshiron më të ketë të bëjë fare me të. Kanë kaluar tre vjet nga hera e fundit që i ka folur me gojë dhe nuk do të kishte asnjë dëshirë të rifillonte t'i fliste pikërisht tani. Por nuk është ajo që e organizon jetën e saj, akoma jo. E ëma ka marrë një vendim të prerë: ta dërgojë bashkë me vëllain e vogël Xhonan në krahët e atij babai gati të panjohur, i cili është vetëmërguar në një vendth të humbur të bregut lindor. Ku zbavitja më e madhe është të peshkuarit dhe të ushtruarit e sërfit. Ronit i duket sikur ka përfunduar në një makth dhe tashmë është e bindur se ajo do të jetë vera më e mërzitshme e jetës së saj. E megjithatë... Stivi është gjithmonë i ati që i ka mësuar ta dojë muzikën dhe që ka shkruar për të këngët më të bukura. E megjithatë, njohja e Uillit, njeriu i fundit nga i cili besonte se mund të tërhiqej, do të thotë për Ronin ta shohë botën me të tjerë sy. Me Uillin, Roni jeton përvoja që në Nju Jork as që i kishte marrë me mend, si të ruajë gjatë gjithë natës një fole breshkash detare dhe të kundrojë në heshtje perëndimin e diellit në vijën e horizontit. Kështu, pothuajse pa e kuptuar, gjendet e dashuruar marrëzisht, për herë të parë në jetën e saj. Një grusht ditësh, dhe ajo verë e shkurtër bëhet më përvëluesja e stinëve. E paharrueshme, si dashuria e parë. Mbi autorin Nicholas Sparks u lind në Nebraska në vitin 1965 dhe ka studiuar në Universitetin Notre Dame. Ka shkruar romane të shumtë bestseller të përkthyer në më shumë se dyzet gjuhë dhe është një nga romancierët më të adhuruar në botë me mbi 80 milionë kopje librash të botuar. Nga librat e tij janë realizuar filma të njohur si: "Mesazh në shishe", "Një shëtitje e paharruar", "I dashur Xhon", "Kënga e fundit" etj. Gjithmonë në majën e klasifikimeve ndërkombëtare, Nicholas Sparks ka treguar se është mjeshtër i pakundërshtueshëm i ndjenjave dhe librat e tij duhen e pëlqehen nga lexuesit e të gjithë botës. Jeton me të shoqen dhe pesë fëmijët në Karolinën e Veriut.

Data sheet

Lloji i botimitHard Copy
pages472
ISBN9789928000521
Viti i botimit2012
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmosha e leximitmbi 14 vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiHasan Bregu