Dëshmitar kam Zotin View larger

Deshmitar kam Zotin

Makis Citas PE0088

New product

Përshkrim i shkurtër

Si një nga librat më të vlerësuar në Greqi, fitues i Çmimit Europian për Letërsinë, libri i Makis Citas, “Dëshmitar kam Zotin”, është një portret gazmor dhe ngacmues i sëmundjeve dhe kontradiktave të shoqërisë moderne. Bota artistike përfshin edhe një realitet racist dhe kseonofobik mes shqiptarëve dhe grekëve, dhe ndjesitë e frikës që vërtiten në raportin mes dy kombeve....

More details

484 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928228390

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Rreth librit

“Dëshmitar kam Zotin” është monologu kaotik dhe qesharak i një antiheroi, një burri në moshë të mesme, i cili ka humbur punën dhe ka probleme shëndetësore. Thellësisht fetar, emocionalisht i papjekur dhe naiv, Krisovalandi e mendon veten pre të punëdhënësve të ligj, femrave të pacipa dhe mizorisë së vetë familjes së tij. Ai është si një lëmsh i madh kundërshtish, një mizogjin që adhuron femrat, një krijesë e ndrojtur që i ka zët të huajt, një çunak i llastuar që kërkon të bëhet burrë dhe një hero tragjik me një ndjenjë të hollë humori.

Mentaliteti i tij i ndrydhur e paragjykues bëhet pasqyra e deformuar dhe deformuese e një shoqërie të egër dhe cinike që, me gjithë tolerancën dhe pasurinë sipërfaqësore, po mbytet në dekadencë, intolerancë dhe racizëm. Emigrantët shqiptarë në Greqi janë një ndër strumbullarët kryesorë të ksenofobisë të pandërgjegjshme të Krisovalandit; zëri i tij hedh një dritë të zbehtë mbi pasigurinë dhe frikën që ka pështjelluar një pjesë të kombit fqinj, por edhe të kombeve të tjera.

Koha jonë po bëhet dëshmitare e një vale të re ekstremizmash ideologjikë, të cilët, të mbështetur nga padija, dogma apo propaganda, po ndikojnë gjithmonë e më shumë jo vetëm diskursin politik, por drejtpërsëdrejti në jetët e njerëzve.

Ky roman nxjerr në pah, me një ironi të hollë, por edhe me dhembshuri, origjinën e këtij mentaliteti të ri e megjithatë tepër të plakur, i cili po gërryen nga brenda themelet ideologjike të shoqërive perëndimore.

Vlerësime rreth librit

“Një libër shumë i rëndësishëm, një roman i madh... që do të kthehet në klasik.”

Kathimerini, 2015

“Një libër tejet gazmor, teknikisht i përkryer, me një fabul që s’ka të sharë.”

Frear Magazine, 2013

“Një nga romanet më të mira që është botuar në Greqi.”

People Magazine, 2013

Data sheet

pages195
ISBN9789928228390
Published year2016
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiRomeo Çollaku
RomanSagë&Histori