Dy autore postmoderniste ne shqip

Grup autorësh A-005521

New product

Përshkrim i shkurtër

Yian Lianke dhe Vladimir Sorokov janë dy emra të shquar të letërsisë bashkëkohore botërore, njëherësh edhe dy autorë postmodernistë të spikatur. Ajo që i bashkon Lianke dhe Sorokovin është trajtimi i thelluar i raportit të individit me autoritarizmin.

More details

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Arka e Noes

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Seti me dy libra përbëhet nga:

1.“Katër librat” nga Yan Lianke

Prej mjeshtrit të rrëfimit, fitues i Çmimit Franz Kafka dhe finalist për Man Booker International Prize, KATËR LIBRAT është një roman i fuqishëm dhe i guximshëm mbi të ashtuquajturën psikologji e “njeriu ha njeriun” në një zonë riedukimi të intelektualëve gjatë Revolucionit të Madh Kulturor të Maos. Nga autorët më të njohur e më të censuruar të Kinës, Lianke na shpërfaq tablonë absurde dhe groteske të kësaj lëvizjeje rrënuese politike, e cila solli zinë e madhe të bukës përgjatë gjysmë shekulli.

2.“Kremlini prej sheqeri” nga Vladimir Sorokin

Ngjarjet e romanit “Kremlini prej sheqeri” rrëfehen në Rusinë e vitit 2028. Ky roman përbëhet prej 15 kapitujsh, rrëfimesh, skenash dhe miniaturash, të gjitha të ndryshme për nga forma dhe personazhet, por me një temë e cila rimerret dhe përcillet nëpër tekst që prej titullit: Një kopjim i saktë në trajtë i Kremlinit të bardhë si bora, bashkë me kullat dhe portat, i bërë i gjithi prej sheqeri – dhurata e sundimtarit të Rusisë në Pragun e Krishtlindjes.

 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
Published year2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1