“Ameba” është një përmbledhje me katërmbëdhjetë tregime, në të cilët autori, në saje të narracionit, ku përzihen forma të ndryshme shkrimi, si eseistika apo edhe drama, krijon një lojë polifonike personazhesh dhe peizazhesh, që rrëfejnë historitë e tyre, që i përkasin një ndërgjegjeje universale.
"Aurelia" është novela e fundit e shkruar nga Gerard de Nerval dhe është një përjetim i ëndrrave, i fiksimeve dhe i marrëzisë. Është rrëfimi i pasionit trazues të Nervalit ndaj një aktoreje dhe pasoja e mëtejme e çmendurisë që e përfshiu.
“Aventurat e Zhuzhusë” është pjesa e dytë e librit “Aventurat e Zozosë” dhe në të rrëfehet se çfarë rëndësie ka miqësia në jetën tonë, por gjithashtu edhe teknologjia.
“Aventurat e Zozos” është një përrallë e bukur që hedh vëmendjen nga teknologjia dhe lidhja që kanë fëmijët me të sot, jo si një kritikë ndaj saj, por se si duhet ta mendojmë atë si një dritare të bukur nga ku fëmijët mund të hedhin sytë për të mësuar ato vende ku nuk mund të jenë dhe dije të cilat jo gjithmonë është e lehtë të gjinden.
Nje roman befasues, qe sjell nje perceptim brilant per boten permes artit, - shkruar me mjeshtri te rralle, fale perdorimit te regjistrave te ndryshme te ironise. Ky roman perkthehet nga gjitha origjinale nga Erion Karabolli dhe hidhet ne qarkullim nga shtepia botuese Arka e Noes
Yian Lianke dhe Vladimir Sorokov janë dy emra të shquar të letërsisë bashkëkohore botërore, njëherësh edhe dy autorë postmodernistë të spikatur. Ajo që i bashkon Lianke dhe Sorokovin është trajtimi i thelluar i raportit të individit me autoritarizmin.
Në këtë libër do të gjeni këshilla e rregulla për parandalimin e dhimbjeve dhe menaxhimin postural. Njohuri mbi aparaturat më inovative dhe më të përdorura në këtë fushë. Njohuri të përshtatura për të gjithë që duan më shumë informacione rreth profesionit
Prej mjeshtrit të rrëfimit, fitues i Çmimit Franz Kafka dhe finalist për Man Booker International Prize, KATËR LIBRAT është një roman i fuqishëm dhe i guximshëm mbi të ashtuquajturën psikologji e “njeriu ha njeriun” në një zonë riedukimi të intelektualëve gjatë Revolucionit të Madh Kulturor të Maos. Nga autorët më të njohur e më të censuruar të Kinës,...
Ngjarjet e romanit “Kremlini prej sheqeri” rrëfehen në Rusinë e vitit 2028. Ky roman përbëhet prej 15 kapitujsh, rrëfimesh, skenash dhe miniaturash, të gjitha të ndryshme për nga forma dhe personazhet, por me një temë e cila rimerret dhe përcillet nëpër tekst që prej titullit: Një kopjim i saktë në trajtë i Kremlinit të bardhë si bora, bashkë me kullat...
Kjo novele e Gogolit eshte nje rrefim i jashtezakonshem qe na tregon se njeriu zoteron vetem nje dobesi qe mund ta mposhte apo rrenoje ate; dhe ajo eshte frika
Një ndër risitë e këtij botimi është edhe pajisja e këtij libri me ilustrimet me ngjyra të Arthur Rackham të shtypura në letër kalku. Gjithashtu, ky botim është pajisur me një parathënie nga Dr. Natasha Poroçani Shuteriqi.
Luajme futboll nuk eshte liber vetem per familjen dhe miqesine por gjithashtu nje liber mbi kulturat e ndryshme qe hasim qe te vegjel e ndersa rritemi ne vende te huaja dhe se si duhet t’i pranojme. Libri shoqerohet me ilustrimet me ngjyra te pergatitura nga mjeshtri i shquar Bujar Kapexhiu
Kjo novelë grafike nga Ilir Topi dhe me punën ilustruese të David Kryemadhit dhe Florian Bregut, është e bazuar në një tregim të mjekut she shkrimtarit Flamur Topi dhe na rrëfen një botë dhe popullsi tjetër që gjallon dhe lufton brenda trupit tonë. Një botë në luftë dhe në paqe, për të cilën duhet të jemi më të vëmendshëm.
"Nga Kafka te Kafka" është një vepër eseistike e cila na jep një tablo të jashtëzakonshme se si është ndërtuar vepra letrare e Kafkës, por ajo është gjithashtu edhe një tablo e letërsisë si një krijim kompleks që njëkohësisht i përket edhe jo shkrimtarit që e krijon atë.
Akutagawa eshte nje nga emrat me te shquar te letersise moderne japoneze dhe ai vjen per here te pare para lexuesit shqiptar me nje permbledhje me tregime, perkthyer nga Sidita Hoxhiq Dano dhe botuar nga Arka e Noes
Silvia” cilësohet si një himn për dashurinë e paarritshme dhe përshkruhet ngan jë stil i kthjellët dhe lirik.
Autorja Natasha Poroçani (Shuteriqi) nuk sjell thjeshtë një vëllim me vjersha për fëmijë, por përmes tyre, ajo synon që ta nxisë fëmijën të analizojë, të futet tek elementet e tekstit, dhe të bashkëveprojë. Vogëlushët do të do të bëhen poetë të vërtetë pas leximit të këtij libri. Ky botim është me ngjyra dhe i realizuar plot shije përmes vizatimeve të...
Për cilindo që po kërkon një shpjegim të qartë të kësaj paraje të re digjitale, Standardi i Bitcoin-it është burimi i nevojshëm.
“Zemër qeni” u shkrua në vitin 1925 dhe mbeti i pabotuar për dekada pasi u sekuestrua nga policia secrete sovjetike dhe u gjet në arkivet e KGB-së pas ndarjes nga jeta të Bulgakovit.