New Pa te meta View larger

Pa te meta

Elsie Silver BOT0837

New product

108 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928006615

1 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Rregullat ishin të thjeshta: mbaji duart larg vajzës së agjentit dhe mos i hap telashe vetes. Mirëpo tani ai u përzie me të. Kishte vetëm një shtrat dhe, veç kësaj... rregullat janë bërë për t'u shkelur.

Ret Itëni është fytyra e kalërimit profesionist të demave. Djali i artë. Ose, të paktën, i tillë ishte deri sa gjithçka iu përplas fytyrës gjatë një zënke në publik. Tani agjenti i thotë që duhet të pastrojë figurën dhe i cakton Retit si mbikëqyrëse me kohë të plotë vajzën e vet të fortë, deri në fund të sezonit. Po Reti nuk i duron dot dadot, sidomos ato me xhinse të ngushta, me buzëqeshje sensuale dhe me një gojë që nuk pushon së foluri. Një gojë që ai nuk e heq dot nga mendja. Shumë shpejt, mëson se Samër Hamiltoni nuk është veç një kala e re për t'u mposhtur. Ajo e dallon mirë burrin e vërtetë që qëndron pas maskës dhe nuk vrapon larg tij, por e tërheq ndaj vetes, edhe pse nuk duhet. Ajo thotë që e gjitha është pa rëndësi. Edhe Reti thotë që e gjitha kjo nuk ka rëndësi. Ajo thotë që ka kufij të cilët nuk duhet t'i kapërcejnë. Që emri i Retit nuk mund ta durojë një goditje tjetër... por as zemra e saj e lënduar. Reti thotë se, sido që të vijë puna, do t'ia grabitë atë zemër.

REVIEWS

"Nuk e lëshoja dot nga dora! 'Pa të meta' është seksi, zalisës dhe që të mban të mbërthyer deri në fund! Një kalërues kokorosh demash që i ka dalë nam i keq dhe një heroinë e papërkulur së cilës ai nuk mund t'i rezistojë? Hëm... PO, TË LUTEM! Për mua, ishte libri numër një për vitin 2022!

– Shkrimtarja bestseller Laura Pavlov

"Më mbërtheu qysh nga faqet e para dhe më pëlqeu lidhja elektrike midis këtyre personazheve."

– Jeeves Reads Romance

"Elsie Silver ka goditur në shenjë. Një hero mashkull me probleme. Një heroinë e vendosur. Një mal me tension seksual e me gjithçka tjetër. Thjesht, i përsosur." 

– Jen's Dreamy Little Reads

"Kimia midis Samërit dhe Retit ishte e nxehtë qysh në fillim dhe kur ata iu dorëzuan ngasjes, më në fund, ajo u bë përvëluese."

– KC Book Lover

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages396
ISBN9789928006615
Published year2024
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAgim Doksani
RomanRomancë&Pasion
I ri1