Petro Marko BAO0884
New product
"Qyteti i fundit është një roman për luftën, për paqen dhe humanizmin. Është pararendës i romanit modern shqiptar.
5 Items
Shtëpia Botuese | ALBAS | |
| ISBN | 9789928807779 | |
Vetëm brenda 7 ditëve dhe 7 netëve Petro Marko i zhvillon të gjitha ngjarjet e këtij romani.
Pas kapitullimit të Italisë fashiste ushtarët dhe të gjithë ata italianë të mbetur ende në Shqipëri, janë mbledhur në portin e Durrësit, në pritje të anijeve për t'u kthyer në vendin e tyre. Gjatë këtij qëndrimi në "qytetin e fundit" buzë detit, faqe pas faqeje, fillojnë të zbulohen shumë histori dhe fate njerëzish që sapo kanë kapërcyer tragjedinë e kohës.
Nëpërmjet kujtimeve të personazheve, veprimi zhvendoset edhe në qytete dhe fshatra të tjera të Shqipërisë, në Itali e gjetkë. Ata rrëfejnë për çastet vendimtare të jetës së tyre, për kthesat dhe të papriturat, me dëshirën për të dalë nga e gjithë kjo mjegull dramatike që la pas lufta.
Një vend të rëndësishëm në roman, me një mesazh domethënës, zë edhe dashuria që lind mes një oficeri të ri shqiptar dhe një vajze italiane që mbi vete mbart peshën e një dhune shpirtërore dhe morale. Është një dashuri që i shpërfill kufijtë, kapërcen gjykimet dhe bëhet e prekshme e njerëzore.
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 453 |
| ISBN | 9789928807779 |
| Published year | 2023 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha e leximit | Over 14 years old |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
Petro Marko, shkrimtari që mbart dashurinë e lexuesit, megjithëse dekada vitesh kalojnë! Shembull për këtë është edhe libri autobiografik i tij “Intervistë me vetveten” me nëntitull “Retë dhe gurët”, ndaj të cilit vëmendja e shumtë e lexuesit nuk shuhet. Shkaku është se në faqet e këtij libri na shfaqet personaliteti i një pjese të mirë të atyre njerëzve,...
Është romani i parë i autorit dhe më i rëndësishmi për kohën, kur e shkroi, si në rrafshin artistik ashtu dhe në atë tematik. Rëndësia e tij qëndron veçanërisht, se lajmëroi kthesën në rrjedhat historike të romanit shqiptar. Romani sjell rrëfimin e luftës në Spanjë, ku kryesisht veprojnë personazhe nga mesi i vullnetarëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë....
Ky roman tregon për aventurat e një djali, Besimit dhe disa miqve të tij në fshatin ku kishte lindur i jati i Besimit. Djalin e tërheq shumë gërmadha e errët e kështjellës ogurzezë ku thuhet nëpër fshat se banonte një fantazmë.
Në romanin “Nata e Ustikës” Petro Markoja rrëfen një fragment nga betejat, burgjet, dramat dhe dashuritë e tij nëpër Evropë giatë viteve ’30 dhe ’40 të shekullit XX – pra para dhe pas Luftës së Dytë Botërore.
Te romani "Fantazma dhe plani tre plus katër gërshetohet bukur e shkuara historike me të sotmen. Personazhi kryesor, Besimi, djali nga kryeqyteti, shkon për herë të parë në vendlindjen e babait të tij, ku zbulon shumë të fshehta nga historia e familjes dhe e vendit. Aty kanë ndodhur ngjarje të dhimbshme, ku dëshmitare kishin mbetur muret e rrënuara të...
Shpella e piratëve është një nga romanet e mirënjohura të shkrimtarit tonë të dashur Petro Marko. Ky roman është dramatizuar dhe inskenuar në disa variante dhe ndonëse libri është botuar për herë të parë në 1964, te ish Shtëpia botuese "Naim Frasheri", ne mundëm ta nxjerrim në faqen tonë vetëm në ribotimin e tij të dhjetë.
Është romani i parë i autorit dhe më i rëndësishmi, për kohën kur u shkrua, si në rrafshin artistik, ashtu dhe në atë tematik. Ky roman shënon edhe një pikë kthese në rrjedhat historike të romanit shqiptar.