I ri Kater librat Shiko më të madhe

Kater librat

Yan Lianke A-005265

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Prej mjeshtrit të rrëfimit, fitues i Çmimit Franz Kafka dhe finalist për Man Booker International Prize, KATËR LIBRAT është një roman i fuqishëm dhe i guximshëm mbi të ashtuquajturën psikologji e “njeriu ha njeriun” në një zonë riedukimi të intelektualëve gjatë Revolucionit të Madh Kulturor të Maos. Nga autorët më të njohur e më të censuruar të Kinës, Lianke na shpërfaq tablonë absurde dhe groteske të kësaj lëvizjeje rrënuese politike, e cila solli zinë e madhe të bukës përgjatë gjysmë shekulli.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Arka e Noes
ISBN9789928455543

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në zonën nëntëdhjetenëntë të riedukimit, artistë dhe akademikë me mendime liberale, janë internuar me qëllim forcimin e besnikërisë së tyre ndaj ideologjisë komuniste.

Në pjesën e izoluar të provincës së Henanit, Muzikantja dhe i dashuri i saj Dijetari, Autori dhe Teologu, janë të detyruar të kryejnë punë rraskapitëse dhe të spiunojnë shokët për sjellje disidente.

Çmimi për këtë është marrja e një nderi politik dhe mundësia për të fituar lirinë. Mbikëqyrësi i tyre është një Fëmijë, i cili vendos rregulla dranokiane, një sistem shpërblimesh dhe ndëshkimesh.

E gjithë zona e riedukimit përballet me marrëzitë e shkrirjes së çelikut dhe nismave absurde agrokulturore; te kapërcimi i zisë së bukës që shfytyron njerëzoren e tyre, e gjer te katarsisi nëpërmjet Fëmijës që e mbyll rrëfimin me vetëkryqëzimin e tij si Krisht.

Gjithë sa rrëfehet në këtë libër, është një këndvështrim i ri filozofik që autori ka për Mitin e Sizifit, me të cilin mbyllet ky rrëfim satirik e plot alegori.

REVIEW RRETH LIBRIT

"Një nga romanet më të pasur, më të mprehtë, më joshës dhe më të fuqishëm të letërsisë bashkëkohore kineze... Një kënaqësi për t’u lexuar"

– The Saturday Paper (Australi)

"Një roman i pasur dhe kompleks”

–Booklist

“Djallëzor dhe lojcak... [Yan] përdor humor të pazakontë, skena anarkike dhe figurshmëri surreale për të hedhur dritë të re mbi episode të errëta të historisë moderne kineze... Një roman i guximshëm, i shkëlqyer”

— David Evans, Financial Times

“Një pamje kritike, alegorike e shoqërisë kineze gjatë disa prej çasteve më të errëta të epokës së Maos... Yan çimenton reputacionin e tij si një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të gjallë dhe padyshim më të patrembur të Kinës”

–Kirkus Reviews

“Një nga mjeshtrit e letërsisë moderne kineze, Yan Lianke dhuron gjithë kënaqësinë që mund të merret nga leximi. Ai arrin të krijojë humor edhe nga situatat më të zymta. E rekomandoj me gjithë zemër këtë libër të fundit"

—Jung Chang

"Asnjë shkrimtar tjetër në Kinën e sotme nuk i ka eksploruar, shqyrtuar dhe tallur në mënyrë kaq të vazhdueshme gjashtë dekadat e fundit të sundimit komunist kinez... Një roman i jashtëzakonshëm që përkujton viktimat e shtetit dhe njëkohësisht sfidon amnezinë e sponsorizuar nga shteti në Kinë”

—Isabel Hilton, Guardian

“Katër Librat” është një roman kinez i pritur në mbarë planetin si një kryevepër, dhe zakonisht unë jam i pari që e kundërshtoj një imponim të tillë që para se ta hap librin – por të paktën për një herë, buja nuk është e tepruar... I jashtëzakonshëm dhe i paharrueshëm... një copëz tronditëse, e shkëlqyer e historisë së gjallë”

–Kate Saunders, The Times (MB)

“Katër Librat” duhet përgëzuar për origjinalitetin e tij... Një qasje magjepsëse ndaj një teme të guximshme dhe interesante”

–The Harvard Crimson

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
ISBN9789928455543
RedaktoriRigel Rizai
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAntonio Cikollari
RomanSagë&Histori