Reduced price! FOURTH Wing – Krahu i katert View larger

FOURTH Wing – Krahu i katert

Rebecca Yarros BOT0825

New product

Përshkrim i shkurtër

Krahu i katert eshte nje nga librat me te vleresuar ne ditet tonga Amazon, Barnes & Nobles dhe bashkesia me e madhe e lexuesve ne te gjithe boten, Goodreads. Hyni në botën elitare të luftës mes kalorësve të dragonjve, nga autorja bestseller Rebecca Yarros.

More details

1103 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928006233

1 440 Lekë

-10%

1 600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

FOURTH WING

• Përshtatje për televizion, nga Amazon Studios

• Libri i katërt më i mirë i vitit në Amazon

• Libri më i mirë i vitit 2023, nga Apple

• Libri fantazi më i mirë i vitit, nga Barnes & Noble

• Gjysmëfinalist i çmimit Goodreads

Njëzetvjeçarja Violetë Sorengeill duhej të hynte në Kuadratin e Shkruesve, me një jetë të qetë mes librave e historisë. Por gjeneralja që komandonte, nëna e saj e ashpër, e urdhëroi vajzën të hynte mes qindra kandidatëve që synonin të bëheshin elita e Navarrës: ajo e kalorësve të dragonjve. Por, kur je më i vogël se të tjerët dhe me trup të dobët, vdekja ndodhet vetëm një hap larg... sepse dragonjtë nuk shoqërohen me njerëzit "e brishtë". Por i djegin.

Meqë kishte më pak dragonj se konkurrentë, shumë prej tyre donin ta hiqnin qafe Violetën për të rritur mundësitë e veta për sukses. Të tjerë donin ta vrisnin si ndëshkim për nënën e saj të pushtetshme që aq fort i trembeshin, përfshi dhe Ksaden Rajorsonin, kalorësin më të fuqishëm dhe të pamëshirshëm të Kuadratit të Kalorësve. Prandaj, i duheshin përpjekje dhe durim i madh për të mbetur gjallë deri mëngjesin tjetër.

Çdo ditë që kalonte, lufta bëhej më e egër, masat mbrojtëse të mbretërisë po binin një e nga një dhe vdekjet po shtoheshin. Si për ta rënduar gjendjen, Violeta nisi të dyshonte se udhëheqësit fshihnin një sekret të tmerrshëm. Miqtë, armiqtë, të dashurit. Të gjithë dukej se kishin agjendat e veta në akademinë ushtarake të Basgiathit sepse, kur hyje aty, kishte vetëm dy rrugë për të dalë: ose i diplomuar, ose i vdekur.

Seria Empyrean:

Libri 1: FOURTH WING

Libri 2: IRON FLAME

* * *

"Një histori që të mban pezull, tërheqëse dhe jashtëzakonisht zbavitëse. Ky libër i parë i serisë nga autorja Yarros do t'i mrekullojë lexuesit me aventurat romantike e plot fantazi."

– Booklist

"Fourth Wing" do t'ju bëjë t'ju rrahë zemra fort, nga fillimi deri në fund... një histori fantastike si kjo nuk e keni lexuar kurrë më parë."

– Autorja bestseller e New York Times, Jennifer L. Armentrout

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages688
ISBN9789928006233
Shtëpia botueseFOURTH Wing
Published year2024
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanMister&Thriller
I ri1