Manjola View larger

Manjola

Erjeta Kici BD0716

New product

1110 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994307197

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Vila “Fisher”, e ndërtuar në një zonë të qetë të Bavarisë, fshehur syve të kaltra të liqenit të Shtarnbergut, ishte dhurata martesore e kontit Gustav Fisher për të shoqen e tij, të dytën, me origjinë italiane. E njohur nga të gjithë si “diamanti i fshatit” për shkak të pishinës në formë diamanti që stoliste oborrin madhështor, vila ishte pikë referimi për pushimet verore të një prej dinastive më të vjetra vjeneze.

Ngritur në një hapësirë të bollshme plot hijeshi e gjallëri, me dy kate, shtëpia rrethohej nga disa shkallë që përcillnin harmoninë dhe fshehtësinë e netëve verore, kur hëna lozte me yjet e sillej rrotull një ballkoni që bashkonte cepat e ndërtesës. Parku madhështor, i ndarë në dy oborre të vogla, i ndërtuar plot kujdes nga mjeshtërit e gërshërës, krijonte vend çlodhës nën hijen e pemëve shekullore që përshëndetnin statujat e shumta të shpërndara nëpër lulishte.

E verdhë, e veshur antike nga ai që ëndërronte të bëhej pjesë e asaj familjeje, arkitekti Vilhem Kuper, shtëpia e trishtuar shikonte e palodhur statujën dhe një pallua që, edhe pse e dinte që po e vëzhgonin, nuk e ktheu kurrë kokën të shikonte shoqen e saj të fëmijërisë, edhe në ditët kur pati pikëllime në zemër e ndërhyrje kirurgjikale në trup.

I vetmi ngushëllim që i kishte mbetur ishin degët e “Manjolës”, pema që prej vitesh arriti të mbante pranë vetes, duke i folur fjalë të ngrohta netëve të ftohta të dimrit e duke e përkëdhelur si fëmijë netëve të gjata të verës.

Në krahët e saj, ajo shtëpi kaq e dhembshur harronte vuajtjet e tërë kohërave të jetuara midis dritës dhe errësirës, lotit dhe gëzimit, midis mirësisë dhe ligësisë. Deri në vitin 1991, kur trashëgimtarja e fundit e dinastisë, kontesha Amalia Fisher, ishte në jetë, vila ishte e njohur me emrin vila “Fisher-Grant”, por pas vdekjes së saj (trupi i së cilës nuk u gjet kurrë, por u deklarua e vdekur vite më pas për shkak të ndërresave që Starnbergu solli në breg), vila i kaloi me ligj e rregull djalit të vetëm të bashkëshortit të saj, Filip Grantit.

Mjeku që banon sot në atë vend, i ndërroi emrin dhe shtëpia i tregohet botës me emrin “dr. Filip Grant”.

 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
ISBN9789994307197
Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanSagë&Histori
I ri1