Zef Loka A-000391
New product
Gjatë Luftës së Ftohtë vendet armike (term i përligjur plotësisht për atë kohë), sidomos ato fqinje bënë provokacione të shumta, kryen sabotazhe dhe akte terrori dhe i tatonin pulsin vazhdimisht shtetit tonë. Madje, në kufinjtë e shtetit tonë shpesh herë merrte formën e një lufte reale, me incidentet e shumta në kufirin tonë shtetëror. Në këtë luftë, Organet e Sigurimit të Shtetit ishin në skalionin e parë, apo vepronin në prapavijë të armikut, duke i shërbyer me devocion dhe vetmohim.
This product is no longer in stock
Shtëpia Botuese | EMAL | |
| ISBN | 9789928047144 | |
Ngjarjet që lidhen me Luftën e Fshehtë, si pjesë e këtij libri që po botojmë, pasqyrojnë një pjesë shumë të vogël të luftës agjenturore, që është zhvilluar me zbulimet armike deri në vitin 1990, kur ra muri i Berlinit, Europa iu bashkua vlerave unike të saj dhe nuk kishte më fronte ideologjike dhe përpjekje të dy grupimeve për ta shkatërruar njëri-tjetrin.
Ngjarjet që pasqyrohen në këtë libër, ndonëse të vërteta, dëshmohen deri në atë masë sa të mos ketë dekonspirime njerëzish dhe vendesh konkrete, pasi synimi ynë është që të pasqyrojmë ngjarje dhe fenomene, pasi vetëm ato janë objekt i këtij libri.
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 140 |
| ISBN | 9789928047144 |
| Redaktori | Nikoll Loka |
| Published year | 2021 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
Zef Loka konsiderohet si personazh me peshë në strukturat e larta të Ministrisë së Brendshme gjatë komunizmit, por edhe pjesë e Sigurimit të Shtetit deri në momentet e ndryshimit të sistemeve. Ai rrëfehet për herë të parë për misionet e tij, rolin e Sigurimit në Shqipërinë komuniste, dosjet dhe arrestimin nga Sali Berisha