Gomorra View larger

Gomorra

Roberto Saviano BD0007

New product

Përshkrim i shkurtër

Në këtë libër tërheqës dhe të dokumentuar deri në detaje, Roberto Saviano ka sjellë si logjikën sypatrembur ekonomiko-financiare dhe ekspansioniste të klaneve të Napolit dhe Caserta-s, që nga Secondigliano e deri në Casal di Principe, ashtu dhe fantazinë e ndezur, që logjikës së biznesit i bashkëngjit fatalizmin vdekatar të samurajëve gjatë Mesjetës në Japoni

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994300884

1 100 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Ky udhëtim i jashtëzakonshëm dhe tronditës në botën e Kamorrës fillon dhe mbaron me ndjekjen e ciklit jetësor të mallrave. Mallrat “e freskëta”, të porsalindura, që me forma nga më të ndryshmet – copa plastike, veshje të firmosura, videolojëra, sahatë – mbërrijnë në portin e Napolit dhe, qoftë për t’u mbajtur fshehur apo për t’u magazinuar, derdhen jashtë nga kontejnerët gjigantë për të mësyrë në pallate të zbrazura qëllimisht nga gjithçka, si krijesa barkzbrazëta që nuk kanë brenda asgjë. Dhe pastaj, mallrat e vdekura, që vijnë nga e gjithë Italia dhe nga gjysma e Europës, në formën e mbetjeve kimike, lëndëve toksike, baltërave, madje edhe në formën e skeleteve njerëzorë, “derdhen” në mënyrë abuzive nëpër fushat e Kampanias, ku helmojnë, ndër të tjerë, të njëjtët bosë mafiozë që mbi ato troje ndërtojnë shtëpitë e tyre luksoze dhe absurde – ndërtesa të stilit rus, hollivudian, katedrale prej çimentoje dhe mermeri të çmuar – që nuk shërbejnë vetëm për të provuar nivelin e pushtetit të arritur, por edhe dëshmojnë për utopi të përçartura, shtysa drejt shpresës për ndryshim, për prirje apokaliptike të errëta.

Kjo është sot Kamorra; madje, e thënë ndryshe, Sistemi, ngaqë fjalën “kamorrë” askush nuk e përdor më: nga njëra anë, një organizatë biznesi me degëzime befasuese në të gjithë planetin dhe një zonë gri, gjithmonë e më e madhe, në të cilën duhet vërtet guxim për të dalluar sa pasuri është prodhuar me gjak e sa me operacione financiare. Nga ana tjetër, një dukuri kriminale që pëson ndikim të fuqishëm nga shfaqjet dhe bota mediatike, që i bën bosët mafiozë të gjejnë frymëzim në veshjet dhe qëndrimet e yjeve të kinematografisë, në krijesa të fantazisë së tyre, që nga gangsterët e Tarantinos e deri në fanepsjet e çuditshme të Korbit, interpretuar nga Brandon Lee. Figura të tilla, si Gennarino McKay, Sandokan Schiavone, Bufalaqi i Mesnatës, Çiruzo milioneri, po të mos kishin shkaktuar dhjetëra vrasje, mund të ngjanin në gjithçka me personazhet e sajuara nga një skenarist me fantazi të gjallë.

Në këtë libër tërheqës dhe të dokumentuar deri në detaje, Roberto Saviano ka sjellë si logjikën sypatrembur ekonomiko-financiare dhe ekspansioniste të klaneve të Napolit dhe Caserta-s, që nga Secondigliano e deri në Casal di Principe, ashtu dhe fantazinë e ndezur, që logjikës së biznesit i bashkëngjit fatalizmin vdekatar të samurajëve gjatë Mesjetës në Japoni.

Kemi kështu një libër të pazakontë dhe të fuqishëm, plot pasion e dhunë, por në të njëjtën kohë objektiv dhe shpresëplotë, i pasur me kërkime e letërsi, mbushur me tmerre po aq sa edhe me magjepsje që s’të lënë të qetë; një libër, autori i të cilit, në moshë aq të re, lindur e rritur në viset më të errëta të Kamorrës, gjendet gjithmonë i përfshirë në vetën e parë. Janë faqe që e kapin lexuesin për fyti dhe e tërheqin gati zvarrë në humnera ku vërtet asnjë lloj përfytyrimi nuk kishte qenë në gjendje të arrinte.

 

Data sheet

pages336
ISBN9789994300884
Shtëpia botueseBotimet DUDAJ
Published year2008
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEtleva Cani Demollari, Alketa Ylli