Koha per Zgjim

Ndriçim Kulla PL0149

New product

Përshkrim i shkurtër

Libër me esse ,vizione dhe poemika, ku edhe pse shumica e këtyre pjesëve janë botuar në shtypin e ditës për shkak të aktualitetit që mbartin, ato duket sikur ishin konceptuar në tërësinë e tyre për një libër.

More details

2 Items

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PLEJAD
ISBN9789928183118

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Libër me esse ,vizione dhe poemika, ku edhe pse shumica e këtyre pjesëve janë botuar në shtypin e ditës për shkak të aktualitetit që mbartin, ato duket sikur ishin konceptuar në tërësinë e tyre për një libër.Strukturimi i tyre në mënyrë më të zgjeruar në këtë botim me titull “Koha për zgjim “ , nuk është thjesht dëshmia e arsyetimit të problemeve të sotme dhe e rivlerësimit të mjaft vlerave në gjykimin e kohës,por ndoshta edhe një stil më vehte në gazetarinë e sotme iluministe shqiptare Papa Françesku I - rë dhe Branko Merxhani shqiptar. Me siguri që Papa Françesku I, jo vetëm që nuk ka lexuar asgjë nga mendimtari ynë i madh Branko Merxhani, por as që e ka dëgjuar emrin e tij. Megjithatë midis këtyre të dyve ka një lidhje të çuditshme. Të dy kanë qenë të detyruar në një moment të jetës së tyre të “shfajësohen” nga një akuzë e padrejtë duke thënë “Unë nuk jam marksist!”. Branko Merxhani u detyrua që ta bënte këtë gjë në një shkrim të gjatë në vitin 1937, pas reagimeve ndaj formulave të tij të Neoshqiptarizmës, që në vizionin e Merxhanit duhet të përfshinte edhe drejtësinë sociale si arritje e domosdoshme për të qenë shoqëria shqiptare një shoqëri e shëndoshë europiane. Papa Françesku u detyrua që ta bënte këtë shpjegim në dhjetor të vitit të kaluar, pas reagimeve ndaj publikimit të Egzortasionit (ftesës, nxitjes) së tij, që përshkohej nga fryma e drejtësisë sociale. Nuk ka dyshim se as Branko Merxhani dhe as Papa Françesku nuk mund të quhen marksistë. Asgjë marksiste nuk ka në mendimin e të dyve. Por të dy, si Merxhani ashtu dhe Ati i Shenjtë i sotëm patën fatkeqësinë që të kenë si kundërshtarë demagogë, të cilët thjesht donin t’i baltosnin ata që i shikonin si kundërshtarët e tyre, dhe jo të bënin një polemikë serioze me ta. Arsyeja kryesore për të cilën ata të dy u akuzuan si marksistë është se mendimi i Merxhanit dikur dhe i Papa Françeskut sot ishte në thelb thellësisht reformator, dhe ngulmonte për reforma të thella shoqërore me qëllim të ndreqjes së pabarazive shoqërore. 

Data sheet

ISBN9789928183118
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër