Sekrete te vogla profesionale

Arbesa Kurti IKEZH0010

New product

Përshkrim i shkurtër

Per here te pare vjen nje botim spcial per profesionistet e ligjit, por edhe per te gjithe ekspertet e fushave te ndryshme te cilet duan te ndertojne nje karriere me dinjitet, integritet dhe vlera profesionale.  Ky liber eshte nje ftese per nje qasje ndryshe te menyres sesi studente apo eksperte te te drejtes duhet ta ushtrojne profesionin e tyre. Libri shpërndahet ekskluzivisht nga Bukinist.al për lexuesit dhe rrjetin e librarive në Shqipëri dhe Kosovë.

More details

109 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

IKEZH
ISBN9789928481306

1 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Hyrja e botimit

Ndjehem tepër i vlerësuar dhe privilegjuar, të kem në dorë librin “Sekrete të vogla profesionale” dhe me kënaqësi të veçantë të jap një vlerësim për këtë libër. Arbesën e kam njohur hershëm, që në vitet e saj studentore, ku normalisht spikaste si një studente inteligjente, e përkushtuar dhe sistematike. Ishte fare e lehtë të perceptoje se Arbesa do të kishte një karrierë të spikatur në fushën që kishte nisur. Kam patur fatin të kishim një kontakt të vazhdushëm me këtë studente ekselente edhe më pas, e deri në ditën e sotme si kolegë, qoftë në angazhimet akademike dhe më së shumti në profesionin e avokatit.

Është një kënaqësi për këdo pedagog, të shohë që misioni që synon t’i transmetojë studentëve të ketë zënë vend dhe të reflektohet me të njëjtin pasion në vijimësi, duke të bërë të besosh se vlerat dhe parimet njerëzore dhe shkencore vijojnë dhe nuk humbasin, pavarësisht vështirësive që sjell evolucioni social dhe ambienti i vështirë i zbatimit praktik.

Ky libër që autorja me kaq stil e ka shkruar, në mënyrë të thjeshtë por edhe filozofike, për botkuptimin e të drejtës, bën të reflektojnë të gjithë aktorët e kësaj fushe, pavarësisht eksperiencës apo viteve të punës. Është kaq shumë e nevojshme, të reflektojnë më së shumti profesionistët e sprovuar, nga syri i mprehtë dhe i çiltër i profesionistëve të rinj dhe premtues, që në vitet e pjekurisë profesionale janë aq afër qasjes së sinqertë së studentit dhe njëkohësisht në betejat e ashpra të profesionit, gjë që gjithmonë kam besuar se është mënyra ideale për të kontribuar dhe ngjizur natyrshëm etapat e rrugëtimit profesional.

Janë shkruar gjëra të thjeshta, por edhe të mëdha në këtë libër, ato që gjithkush ndoshta brenda vetes së vet i pranon, i di apo edhe ndoshta i mendon njëlloj, por ajo që i jep vlerë të veçantë këtij libri, është fakti i thjeshtësisë me të cilën ato janë përcjellë, mënyra e strukturuar se si janë shprehur, natyraliteti i gjuhës së përdorur, kthejlltësia dhe rrjedhshmëria e mendimeve, në mënyrë të atillë saqë ezauron botën ideale shpirtërore të një profesionisti të së drejtës, pavarësisht rolit apo pozicionit që ka.

Përmes rrugëtimit dhe refleksioneve personale, autorja ka ndërrmarrë një hap të guximshëm dhe për t’u vlerësuar, duke shprehur botën e brendshme të një njeriu që beson në idealet e një profesioni fisnik, duke qënë deri diku kritike ndaj realitetit, në masën e duhur dhe me etikën e duhur, me të vetmin qëllim përmirësimin e shoqërisë dhe arritjen e prosperitetit dhe paqes sociale, çka në thelb realizohet vetëm me drejtësi.

Ky libër vjen në një moment delikat për shoqërinë shqiptare, ky mes tranzicionit në sistemin e drejtësisë, po bëhen përpjekje për të konsoliduar dhënien dhe perceptimin e drejtësisë nga shoqëria jonë. Sigurisht, në këtë përpjekje të përgjithshme shoqërore, ky libër përbën një vlerë të shtuar, duke nxitur reflektimet e brendshme të të gjithë aktorëve të sistemit të drejtësisë.

Te vjen mirë dhe të rikthehet besimi, teksa lexon parime dhe vlera universale njerëzore, që të fusin në mendime dhe sigurisht nëpërmjet këtij procesi, të bëjnë njeri dhe profesionist të ndjeshëm e të përgjegjshëm, atë çka me shumë ngulm po vjen si domosdoshmëri në shoqërinë tonë.

Jam besimplotë se, autorja do të ketë një rrugëtim të suksesshëm dhe të ndritur, pasi rrugëtimi i saj i derimësotëm, ka treguar se përballet me dinjitet në sfidat me të cilat të krijonky profesion dhe më tepër se kaq, përveç kapacitetit intelektual, ka bazat e forta të moralit me të cilat duhet të jetë i brymosur një profesionist i së drejtës.

Përveç eksperiencës profesionale, nga ku kam perceptuar personalisht vlerat e autores, nuk ka koleg, miq e të njohur, që nuk ruajnë vlersësimet më pozitive për Arbesën, por së fundi edhe me këtë libër kaq domethënës, na bën të gjithve së bashku të besojmë se kur punon e mbështetesh mbi vlerat dhe parimet e së drejtës asgjë nuk humbet.

Uroj shumë që ky libër të bjerë në dorën e sa më shumë studentëve e profesionistëve të fushës dhe të nxisë sa më shumë refleksione të brendshme dhe besim te e drejta.

Prof. Dr. Sokol Mëngjesi

Data sheet

Lloji i botimitHardcover
pages144
ISBN9789928481306
RedaktoriAnila Salla
Published year2024
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18-vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1