Malcolm Gladwell BZ0012
New product
Ky është një libër tej mase i vlefshëm për të kuptuar epidemitë sociale, dhe si i tillë vlen shumë për të gjithë ata që punojnë kryesisht në botën e marketingut, shitjeve, por edhe në politikë e më gjerë. Përmes shembujve praktikë që janë marrë nga shumë fusha analizohen me një mendjekthejlltësi këto histori aventurash intelektuale. Gjithmonë ka një moment kthese kur gjërat marrim për mirë apo për keq, – dhe kapjen e këtij momenti e rrëfen mjeshtrisht autori i këtij libri. Njohjet e thelluara në fushat e sociologjisë dhe psikologjisë, përvoja si gazetar por edhe mprehtësia në analizat, e kanë shndërruar librin “Pika e kthesës” në një bestseller absolut kudo ku është botuar
9 Items
“Pika e kthesës” është biografia e një ideje dhe ideja është shumë e thjeshte. Është mënyra më e mirë për të kuptuar shfaqjen e tendencave te modës, baticën dhe zbaticën e valëve të krimit, ose, transformimin e librave të panjohur në bestsellerë, apo rritjen e pirjes së duhanit në adoleshencë, apo fenomenin e hapjes së lajmit gojë pas goje, apo çdo numër ndryshimesh të tjera misterioze që shënjojnë jetën tonë të përditshme, është t'i konsiderojmë ato si epidemike. Idetë dhe produktet, mesazhet dhe sjelljet përhapen siç përhapen edhe viruset.
Shih intervistën me Malcolm Gladwell rreth librit dhe epidemisë sociale tek linku KETU
VLERËSIME
"Një lexim mrekullisht i dobishëm."
- SEATTLE TIMES
Një lexim i mrekullueshëm, një studim mahnitshëm i pazakontë për fenomenin pak të kuptueshëm të epidemisë sociale.
Daily Telegraph – Londër
"Si udhezues biznesi “Pika e kthesës" është vërtetë superior, i mbushur me teori të reja për shkencën e manipulimit.
Time Out
| pages | 354 |
| ISBN | 9789951721158 |
| Shtëpia botuese | PEMA |
| Published year | 2015 |
| Vendodhja e botimit | Prishtinë |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha e leximit | mbi 16 vjeç |
| Numri i botimeve | I parë |
Te libri “Blink” Malcolm Gladwell revolucionarizon një mënyrë të re të të menduari dhe të vepruari, duke analizuar mënyrën sesi ta kuptojmë botën tonë të brendshme përmes njohjes në çastin e parë. Vetë autori ka folur rreth Blink në një intervistë të cilën e gjeni tek linku këtu
Davidi dhe Goliati është një libër për atë që ndodh kur njerëzit e zakonshëm vihen përballë gjigantëve. Me "gjigantë" unë nënkuptoj kundërshtarët e fuqishëm të të gjitha Ilojeve, që nga ushtritë dhe luftëtarët e mëdhenj e deri tek paaftësitë, fati i keq dhe shtypja
Përse disa njerëz kanë më tepër sukses se të tjerët? Këto dhe shumë pyetje të tjera i gjeni tek: “Sekretet e suksesit” i cili shpjegon se ç’të përbashkëta kanë Beatles-at me Bill Gates-in, suksesin e jashtëzakonshëm të aziatikëve në matematikë, përparësitë e fshehura të yjeve të atletikës, përse avokatët më të mirë të Nju-Jorkut kanë të gjithë të njëjtën...
Janë tre libra – bestseller-a ndërkombëtar që ndikojnë jashtëzakonisht në zhvillimin personal të secilit prej nesh: Për të kuptuar të ashtuquajturat “epidemi sociale”, për të përvetësuar fuqinë e të njohurit në dy sekondat e parë dhe për të përballuar mjeshtrisht me persona që janë më të fuqishëm se ne. Janë tre sekrete që u ndan me ne autori i njohur...
Ky është një libër tej mase i vlefshëm për të kuptuar epidemitë sociale, dhe si i tillë vlen shumë për të gjithë ata që punojnë kryesisht në botën e marketingut, shitjeve, por edhe në politikë e më gjerë. Përmes shembujve praktikë që janë marrë nga shumë fusha analizohen me një mendjekthejlltësi këto histori aventurash intelektuale. Gjithmonë ka një...
Davidi dhe Goliati është një libër për atë që ndodh kur njerëzit e zakonshëm vihen përballë gjigantëve. Me "gjigantë" unë nënkuptoj kundërshtarët e fuqishëm të të gjitha Ilojeve, që nga ushtritë dhe luftëtarët e mëdhenj e deri tek paaftësitë, fati i keq dhe shtypja
Te libri “Blink” Malcolm Gladwell revolucionarizon një mënyrë të re të të menduari dhe të vepruari, duke analizuar mënyrën sesi ta kuptojmë botën tonë të brendshme përmes njohjes në çastin e parë. Vetë autori ka folur rreth Blink në një intervistë të cilën e gjeni tek linku këtu