Marc Reklau MIN0255
New product
Në këtë guidë praktike dhe të drejtpërdrejtë, do të mësosh parime specifike të cilat do të ndihmojnë të ndërtosh marrëdhënie solide, lidhje më të forta, dhe t’i lësh përshtypje jetëgjata cilitdo që takon. Shumica e tyre janë gjëra që i dimë, por është mirë t’i rifreskosh. ‘Si të bëhesh magnet njerëzish’, do të të japë aftësitë që të duhen për të arritur rezultatet që ke dëshiruar gjithmonë, dhe t’u bërë i shkëlqyer në raport me të tjerët.
19 Items
Shtëpia Botuese | Minerva | |
| ISBN | 9789928265777 | |
Ndihesh në siklet kur je pranë të tjerëve? Nuk di se çfarë të thuash apo se si të nisësh një bisedë? Ke probleme me shefin apo kolegët dhe nuk di se si t’i bindësh që të veprojnë si ty? Dëshiron të përmirësosh raportin me bashkëshortin, njerëzit e besuar, apo miqtë? Apo thjesht dëshiron të përmirësosh marrëdhëniet me të tjerët dhe aftësinë për të lënë përshtypje të forta e jetëgjata te kushdo që takon, nga sot e tutje?
Në librin e tij të ri, ‘Si të bëhesh magnet njerëzish’, autori bestseller ndërkombëtar dhe konsulenti i zhvillimit vetjak, Marc Reklau, zbulon sekretet dhe psikologjinë pas marrë- dhënieve të suksesshme me njerëzit e tjerë.
Suksesi dhe lumturia jote në jetë – shtëpi dhe biznes – varet në një masë të madhe nga marrëdhëniet që ke me të tjerët. A je i aftë t’i ndikosh dhe t’i bindësh? Edhe pse suksesi ka kuptim të ndryshëm për çdokënd, ekziston një emërues i përbashkët: njerëzit e tjerë.
Njerëzit më të suksesshëm, shpeshherë nuk janë ata me inteligjencë superiore apo aftësitë më të mira, dhe ata më të lumturit, nuk janë më të zgjuar sesa ne, e megjithatë, kanë aftësitë më të shkëlqyera njerëzore.
| Lloji i botimit | Paperback |
| ISBN | 9789928265777 |
| Published year | 2023 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha e leximit | Over 14 years old |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Artan Duka |
"Duaje gjithnjë veten" është udhërrëfyes thelbësor për krijimin e vetëbesimit. Nëse dëshiron të bësh përpara drejt qëllimeve të mëdha, t'i shohësh gjërat nga një këndvështrim tjetër dhe të gjesh mënyra si të shërohesh, atëherë do ta vlerësosh shumë librin e autorit Marc Reklau. Si të kapërcesh vetëvlerësimin e ulët, ankthin, stresin dhe pasiguritë....
"30 ditë: Ndrysho zakonet, ndrysho jetën" është udhëzuesi më i përshtatshëm për t'u bërë trajnuesi dhe udhërrëfyesi i vetes suaj. I frymëzuar nga më shumë se njëzet e pesë vjet studimi i filozofive globale, Reklau e ka plotësuar këtë udhëzues të gjithanshëm me ushtrime të përditshme, anekdota plot kuptim dhe hapa të arritshëm. Duke ndjekur planin e tij...