Apokrifet

Grup autorësh A-002323

New product

Përshkrim i shkurtër

Jeta e Jezu Krishtit sipas ungjijve të harruar e të mohuar nga kisha

More details

3 Items

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

RL Books
ISBN9789928324252

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Ungjij apokrifë (nga greqishtja άπόκρυφος, apokryphos, i fshehtë) quhen zakonisht ato shkrime fetare (tekste të shenjtë) të cilët konsiderohen jokanonikë, ose të papërfshirë në kategorinë e librave të shenjtë e, për rrjedhojë, trajtohen si të zhveshur nga vlera doktrinale. Duhet thënë se, në krye të herës, termi apokrif nuk tregonte një shkrim të tjetërsuar apo të rremë, po, përkundrazi, një qëllim të caktuar.

Në të vërtetë, përmbajtja e veçantë, e shenjtë dhe misterioze zgjonte nevojën për t'ia mbajtur të fshehtë (apokryphos) veprën masës së gjerë, duke e kufizuar kështu brenda bashkësisë së nistarëve të një sekti. Më pas, për të fituar besueshmëri, shkrime të tilla nisën të qarkullonin nën emrat e apostujve të Jezuit.

Kësisoj, kuptimi i sotëm ka të bëjë shpeshherë me veprën e rreme që i mvishet një autori. Shpesh, qëllimi i këtyre teksteve prirej kah mbushja e boshllëqeve të lëna nga shkrimet kanonike në lidhje me jetën e Jezuit, të apostujve, të Maries, ndërsa herë të tjera për të shkaktuar mahnitje tek besimtarët.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages210
ISBN9789928324252
Published year2021
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim
PërkthyesiShpetim Kelmendi
I ri1