Konspiracioni boteror View larger

Konspiracioni boteror

David Icke BOT0150

New product

Përshkrim i shkurtër Rreth 700 faqe të mbushura me kërkime dhe referime historike, biografike e simbolike. Është një kryevepër që lidh të gjitha pikat dhe zbulon lidhjet e fshehura mes personazheve, ngjarjeve dhe tematikave që, në dukje, nuk kanë asgjë të përbashkët mes tyre dhe tregon se të gjitha elementet lidhen në mënyrë të përsosur mes tyre.

More details

47 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928000040

2 100 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Vetëm kur çdo pikë të jetë lidhur me tjetrën, do të na shfaqet para syve kuadri i përgjithshëm mahnitës. Nuk mund të bëjmë gjë tjetër veçse të mbetemi gojëhapur ndërkaq që, faqe pas faqeje, Icke na zbulon të vërtetat rreth çdo gjëje, nga ngjarjet e historisë së lashtë deri te interneti holografik që sundon në realitetin tonë. Konspiracioni global, që synon vendosjen e një shteti oruellian, nuk është thjesht "teori". Përkundrazi, është një fakt që mbështetet nga një varg i pafundëm provash dhe përvojash të përditshme. Një rrjet familjesh të lidhura mes tyre, origjinat e të cilave vijnë që nga epokat e largëta, po manipulon ngjarjet përmes politikanëve kukulla dhe personazheve të njohura dhe po përpiqet kështu të vendosë në mbarë botën një tirani të përgatitur prej kohësh. Por ditët e qëndrimit të tyre në hije tashmë kanë marrë fund. David Icke hedh dritë mbi Popullin e Hijeve dhe i jep fund kësaj fshehtësie kaq thelbësore për suksesin e tyre. Kush jemi? Ku gjendemi? Përse bota është kështu si është? Vazhdo të lexosh... Mbi autorin David Icke është studiues i historisë së fshehtë dhe konspiracioneve, gazetar i njohur dhe konferencier. Pasi ka punuar për kanalin BBC dhe media të tjera, sot zëri i tij përfaqëson një nga alternativat më domethënëse ndaj informacionit zyrtar. Në të gjitha botën numërohen miliona lexues të këtij autori dhe veprave të tij të shumta: "Sekreti më i madh", "Dashuria e pafundme është e vërteta e vetme, gjithçka mbetet është vetëm iluzion", "Liza në botën e çudirave dhe shkatërrimi i Kullave Binjake", "Bijtë e Matriksit", "Unë jam vetvetja, Unë jam i lirë", "Kronika nga spiralja e kohës" etj.

Data sheet

pages784
ISBN9789928000040
Published year2010
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiTaulant Hatia