100 vitet e ardhshme

George Friedman PL0056

New product

Përshkrim i shkurtër

"100 vitet e ardhshme" është jo vetëm një analizë që kombinon një gjykim të ftohtë realist dhe një parashikim të guximshëm dhe të besueshëm për shekullin XXI, por edhe një rrugëtim global i luftës dhe paqes. 

More details

2 Items

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PLEJAD
ISBN9789995657345

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Çfarë do të ndodhë pas 100 vitesh. Të bësh një gjë të tillë, padyshim që është një gjë e vështirë. Këtë sprovë të karakterit futurologjik e ka bërë Xhorxh Fridman (George Friedman), i cili ka bërë një parashikim se çfarë do të ndodhë me superfuqitë dhe shtetet e tjera gjatë këtij shekulli. "100 vitet e ardhshme", botim i shtëpisë botuese "Plejad", është një botim futurologjik, që gërsheton dhe rrok në mënyrë brilante fusha të tilla si gjeopolitika, historia apo aspekte të tilla të demografisë, teknologjisë, gjeorgafisë apo fushave të zhvillimit demografik dhe ekonomik. Ky libër është një grishje e këndshme për t'u lexuar dhe përpirë, por është edhe një ide-ngjallëse dhe serioze për t'u marrë në konsideratë. Ai i vjen në shqip lexuesit shqiptar, në një distancë kohore shumë të shkurtër nga botimi i tij në Amerikë, e pothuajse në një distancë rekord në ritmin e botimeve shqiptare. "100 vitet e ardhshme" është jo vetëm një analizë që kombinon një gjykim të ftohtë realist dhe një parashikim të guximshëm dhe të besueshëm për shekullin XXI, por edhe një rrugëtim global i luftës dhe paqes. Vlerat e librit ia shton edhe fuqia shprehëse dhe depërtuese e autorit një ekspert i njohur ndërkombëtar në çështjet e sigurisë dhe inteligjencës, sigurisë kompjuterike dhe informacioneve militare. Bazuar në analizën e faktorëve të tillë si burimet natyrore dhe ciklet e popullsisë (rritja dhe mplakja e saj), Friedman shpjegon se në ç'zona dhe përse do të shpërthejnë luftërat e ardhshme, si do të luftohen ato, cilat kombe do të fitojnë dhe do të humbin fuqinë politike dhe ekonomike dhe se si teknologjia dhe prirjet e reja kulturore do ta ndryshojnë mënyrën tonë të të jetuarit në shekullin e ri. 100 vitet e ardhshme kryen kështu me largpamësinë e një autoriteti kompetent të fushës një eksplorim magjepsës, bazuar në shembuj historikë dhe gjeopolitikë të kombeve të ndryshme.

Data sheet

ISBN9789995657345
Published year2010
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
PërkthyesiIliriana Angoni