Kapitali në shekullin XXI View larger

Kapitali ne shekullin XXI

Thomas Piketty BPA0003

New product

Përshkrim i shkurtër

Pas Marksit, autori i këtij libri, Piketty është një nga mendimtarët më me ndikim të kohës tonë përsa i përket kapitalit dhe mënyrës sesi ndahen të ardhurat në shoqërinë tonë. I konsideruar bestseller absolut në dy vitet e fundit, ky libër tashmë vjen edhe në shqip nga Botimet Papirus. Për këtë libër flasin të gjithë në ditët tona, por nuk është vetëm kjo arsyeja pse duhet lexuar ky libër...

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Papirus
ISBN9789928425690

2 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Shpërndarja e pasurive është një nga çështjet më të debatuara në ditët tona. Për disa, pabarazitë nuk do të rreshtin së thelluari në një botë gjithnjë e më të padrejtë. Për të tjerë, do të ketë një tkurrje të natyrshme të hendeqeve dhe çdo ndërhyrje do të rrezikonte ta trondiste këtë tendencë harmonike.

Por çfarë dimë në të vërtetë për evolucionin e pabarazive në afat të gjatë? Në realitet, analizat ekonomike që supozohen të na ndriçojnë bazohen më së shpeshti në spekulimet teorike më shumë se në fakte të vërtetuara.

Fryt i pesëmbëdhjetë vitesh hulumtimi, ky studim, më ambiciozi që është ndërmarrë ndonjëherë mbi këtë çështje, mbështetet mbi të dhëna historike dhe krahasuese shumë më të gjera se të gjitha punimet e mëparshme.

Duke përshkuar tre shekuj mbi njëzet vende, ai përtërin tërësisht kuptimin tonë të dinamikës së kapitalizmit, duke e vendosur kontradiktën e tij themelore në raportin midis rritjes ekonomike dhe kthimit nga kapitali.

Nëse përhapja e njohurive duket si forca kryesore e barazimit të kushteve në afat të gjatë, aktualisht, rritja në kulm e shpërblimeve më të larta dhe, sidomos, përqendrimi i skajshëm i pasurive kërcënojnë vlerat e meritokracisë dhe të drejtësisë sociale të shoqërive demokratike.

Duke nxjerrë nga përvoja e shekujve të shkuar mësime për të ardhmen, kjo vepër tregon se ekzistojnë mjetet për ta përmbysur këtë tendencë.

Data sheet

pages712
ISBN9789928425690
Published year2017
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiTomi Nakuçi
I ri1