Reduced price! Taksimi normativ View larger

Taksimi normativ

Edvin Stefani A-006391

New product

Përshkrim i shkurtër

Për herë të parë në Shqipëri vjen një libër i cili synon të thjeshtojë leximin e taksimit në ligjin e shkruar. Në këtë libër (i pari në një dyshe librash), lexuesi pajiset me koncepte bazë, të rendituara sipas ligjërimit në taksimin e shkruar në ligj.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Mali Pleshti
ISBN9789928147455

1 275 Lekë

-15%

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

 Në libër prezantohet hipoteza e përvijimit të taksimit në modelin aktual sipas qasjes ndaj parimeve ose normave (prej nga vjen dhe emri “Taksimi Normativ”). Ndërthurja e jurisprudencës normative me shkollën krahasimit të ligjit për taksën përbën sfondin teorik, teori që shpjegohet shkrutimishtnë kreun e parë. Në vijim, në pjesën e parë të librit, evidentohet zhvillimi i projektit për taksimin si një total aspektesh (tiparesh), secili prej të cilave është zhvilluar me praktika konkurruese. Kjo natyrë e zhvillimit të taksimit është prezantuar në pjesën e parë të tekstit, konkretisht kreu i dytë “Analiza Krahasuese Cilësore”, kreu i tretë “Komponenti ligjor”, kreu i katërt “Komponenti i ngarkesës” dhe kreu pesë “Komponenti i administrimit”.

Në pjesën e dytë të librit, lexuesi informohet për detyrimet tatimore në Shqipëri, një pjesë e cila emërtohet “praktikat e taksimit”, duke plotësuar në këtë mënyrë trajtimin teorik (hipotezë, metodë dhe praktikë). Në secilin kre të kësaj pjese lexuesi informohet për formën aktuale të secilës ngarkesë fiskale (taksë ose tatim) në juridiksionin shqiptar. Krerët janë strukturuar në formën e një liste aspektesh (modeli i prezantuar në pjesën e parë) dhe tregimi referon formën sipas së cilës është përvijuar secila ngarkesë fiskale në sistemin tatimor shqiptar. Çdo koncept është trajtuar me ushtrime të zgjidhura, përmbledhje teorike, terma të rëndësishëm, pyetje dhe ushtrime të fund-kreut, edhe këto të zgjidhura në fund të librit.

Në kreun e fundit prezanohet mënyra se si ngarkesat fiskale kombinohen në një ekonomi kombëtare, duke synuar një plotësim të njohjes së lexuesit jo vetëm të taksimit të shkruar në ligj, por edhe të mënyrës dhe masës së taksimit faktik në një ekonomi kombëtare.

Një libër i redaktuar nga ana letrare, me disa recentë shkencor të dedikuar për krerë të veçantë të librit, dhe pa u kursyer në cilësi të printimit dhe disajnit grafik. ISBN, në biblotekë kombëtare dhe trajtime teorike të prezantuara në konferenca shkencore ndërkombëtare të zhvilluara në BE.

Një libër që mungoi në sistemin arsimor shqiptar për një periudhë të gjatë kohe. Një libër ku, për herë të parë, trajtohen teorikisht dhe praktikisht të gjitha detyrimet tatimore në Shqipëri, në 282 faqe dhe në katërmbëdhjetë krerë.

                           

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages284
ISBN9789928147455
RedaktoriRobert Frosti
Published year2018
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë