Statistika per biznes dhe ekonomik

David R. Anderson/ Dennis J. Sweeney/ Thomas A. Williams UE0096

New product

Përshkrim i shkurtër Teksti Statistika për biznes dhe ekonomik ka për qëllim t'u japë studentëve, në radhë të parë atyre të fushave administrim - biznesit dhe të ekonomisë, një hyrje konceptuale në fushën e statistikës dhe të zbatimeve të shumta të saj. Teksti është i orientuar drejt zbatimeve dhe është shkruar duke patur në mend nevojat e një jornatematikani; kërkesa matematike e vetme është njohja e algjebrës.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press
ISBN9789995639808

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Zbatimet e analizës së të dhënave dhe metodologjia statistike janë pjesë integrale e organizimit dhe e paraqitjes së materialit në tekst. Diskutimi dhe zhvillimi i çdo teknike paraqitet në kuadrin e një zbatimi, pasuar me rezultate statistike, që japin idera për vendimet dhe zgjidhje për problemet. Megjithëse libri është me orientim aplikativ, ne kemi patur kujdes të japim zhvillime metodologjike solide dhe të përdorim shënime, që janë përgjithësisht të pranuara për çështjet, që mbulohen. Për rrjedhojë, studentët do ta konstatojnë se teksti jep një përgatitje të mirë për të studivar materiale statistike më të avancuara. Një bibliografi për të drejtuar studimin e mëtejshëm përfshihet si shtojcë. Teksti u paraqet studentëve paketat kompjuterike Minitab 15 dhe Microsoft° Office Excel 2007 dhe thekson rolin e softuerit kompjuterik në zbatimet e analizës statistike. Minitab-i përdoret për ilustrim sepse është një nga softuerët kryesorë statistikë si në arsim, ashtu edhe në praktikën statistike. Excel-i nuk është paketë softuerike statistike, por disponibiliteti dhe përdorimi i gjerë i Excel-it e bëjnë të rëndësishme për studentin që të kuptojë mundësitë statistike të kësaj pakete. Procedurat në Minitab dhe në Excel jepen në shtojcat; kështu instruktorët kanë fleksibilitetin që ta theksojnë përdorimin e materialit kompjuterik aq sa e quajnë të dëshirueshëm për kursin.

Data sheet

pages422
ISBN9789995639808
Published year2013
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18-vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiMina Naqo