Historia e teorive ekonomike View larger

Historia e teorive ekonomike

Roger Backhouse BOT0136

New product

Përshkrim i shkurtër Askush nuk mund ta injorojë ekonomiksin. Nuk janë kurrë të mjaftueshme burimet për t'iu qasur atij ngaqë shoqëria njerëzore gjithmonë është përballur me çështjet e rëndësishme të parasë, tregjeve, shkëmbimeve, çmimeve dhe prodhimit.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789995611774

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Ekonomiksi lindi ngadalë si një disiplinë e spikatur, jashtë teologjisë, filozofisë së moralit, administrimit dhe ligjit. Ai ka qenë thellësisht i influencuar prej teorive shkencore si ato të Njutonit dhe Darvinit, prej metodave të matematikës, siç është Teoria e Lojrave, prej teknikave statistikore dhe avantazheve teknologjike. Dhe ai gjithmonë është përplasur për çështjet praktike të mirëqenies dhe luftës, kolonializimit dhe zhvillimit, kolapsit të komunizmit dhe tranzicionit të demokracisë kapitaliste. Me analizmin e figurave të mirënjohura duke përfshirë Adam Smithin, Maltusin, Marksin dhe Kejnsin në pozicionin e tyre historik, Backhouse sjell disa ide mbi tema të rëndësishme të patrajtuara më parë. Kjo përfshin rëndësinë e Islamit në Mesjetë; ngritjen e Ekonomiksit në SHBA; debatet e çështjeve midis dy Luftërave Botërore mbi sfidën e socializmit kundrejt tregut; ndikimin e Luftës së Dytë Botërore dhe shtimin e fushave me brendi ekonomiksin në shekullin XX. Historia e teorive ekonomike ofron një panoramë përmbyllëse të këtij subjekti të rëndësishëm. Mbi autorin Roger E. Backhouse ka lindur në Suffolk më 1951 dhe është edukuar në Universitetin e Bristolit dhe të Birmingamit. Që nga viti 1996 ka qenë profesor i Historisë dhe Filozofisë të Ekonomiksit në Universitetin e Birmingamit. Më herët ka dhënë mësim mbi Ekonomiksit në University College London (1975 1977) dhe në Universitetin e Keele s (1977 1999). Nga viti 1998 2000 ka qenë pjesëtar i British Academy Research Readership. Gjithashtu ka dhënë mësim në kurset për Historinë e Ekonomiksit në universitetet e Bristolit, Bakingamit dhe Oportos. Ai është bashkëbotues i Revistës së Historisë së Mendimit Ekonomik dhe botues i Revistës së Metodologjisë Ekonomike. Gjithashtu vazhdon të kontribuojë me artikuj mbi Ekonomiksin në një numër të gjerë revistash; është autor dhe redaktor i disa librave si: "Një histori e analizave ekonomike moderne", "Ekonomistët dhe ekonomia", "Kejnsi: Përgjigjet bashkëkohore të Teorisë së Përgjithshme", "Ekonomistët më të njohur", "Drejt një historie të ekonomiksit të aplikuar".

Data sheet

pages436
ISBN9789995611774
Published year2009
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAlfred Cako