Kapitali dhe ideologjia View larger

Kapitali dhe ideologjia

Thomas Piketty BPA0137

New product

Përshkrim i shkurtër

Duke u mbështetur te mësimet e historisë botërore, është e mundur te shkëputemi nga fatalizmi që nxit deviancat aktuale identitare dhe te imagjinojmë një socializëm pjesëmarrës për shekullin XXI: një horizontin për barazi universale, një ideologji të re për barazi, pronë sociale, edukim dhe një shpërndarje të dijeve dhe pushteteve.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Papirus
ISBN9789928325341

3 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Të gjitha shoqëritë njerëzore kanë nevojë të justifikojnë pabarazite e tyre. Atyre u duhen gjetur arsyet, përndryshe e gjithë struktura politike dhe shoqërore rrezikon të shembet Ideologjitë e të shkuarës, nëse i studiojmë nga afër, nuk janë gjithmonë më të çmendura se ato të sotmet. Vetëm duke treguar trajektoret e shumta dhe ndërthurjet e mundshme ne mund të vëmë në pikëpyetje vetë themelet e institucioneve tona dhe të parashikojmë kushtet për transformimin e tyre.

Duke u bazuar në të dhëna krahasuese të jashtëzakonshme për nga shtrirja dhe thellësia e tyre, ky libër ripërcakton në një perspektivë ekonomike, sociale, intelektuale dhe politike, historinë dhe të ardhmen e regjimeve të mbështetura në pabarazi, që nga shoqëritë e vjetra trifunksionale dhe skllavopronare, deri te shoqëritë moderne postkolonialiste dhe hiperkapitaliste, duke kaluar nga shoqëritë pronësore, kolonialiste, komuniste dhe socialdemokrate.

Ndryshe nga narrativa që ka mbizotëruar që nga vitet 1980-1990 duke mbështetur pabarazitë ekstreme, ky libër tregon se ka qenë lufta për barazi dhe arsimim, dhe jo shenjtërimi i pronës, ajo që ka bërë të mundur zhvillimin ekonomik dhe progresin njerëzor.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages1164
ISBN9789928325341
Published year2024
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiBenet Koleka
I ri1