Nën qiellin e përflakur View larger

Nen qiellin e perflakur

Mark Sulivan BOT0302

New product

Përshkrim i shkurtër

“Aksion, aventurë, dashuri, luftë dhe një hero epik - të gjitha këto të vendosura në një nga periudhat më të errëta të historisë. ‘Nën qiellin e përflakur’ nga Mark Sullivan ka gjithçka që mund të kërkohet nga një roman i jashtëzakonshëm i Luftës së Dytë Botërore.”

More details

1 Item

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928003188

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Pino Lela nuk dëshiron të ketë të bëjë fare me luftën apo me nazistët. Është një adoleshent normal italian, i dhënë pas muzikës, ushqimit dhe vajzave, por ditët e tij të pafajësisë janë të numëruara. Kur shtëpia e familjes së tij në Milano shkatërrohet nga bombat e Aleatëve, Pinoja i bashkohet një grupi njerëzish që përpiqen të shpëtojnë hebrenjtë duke i kaluar përtej Alpeve. Aty njihet me Anën, një vejushë e bukur gjashtë vjet më e madhe se ai.

Në përpjekje për ta mbrojtur, prindërit e Pinos e detyrojnë të regjistrohet si ushtar gjerman, një masë që mendonin se do ta mbante larg luftës. Por, pasi plagoset, Pinoja rekrutohet në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare për t’u bërë shoferi personal për të besuarin e Adolf Hitlerit në Itali, gjeneralin Hans Lejers, një nga komandantët e mistershëm dhe të fuqishëm të Rajhut të Tretë.

Tani, me mundësinë për të spiunuar për Aleatët nga brenda komandës së lartë gjermane, Pinoja përjeton tmerret e luftës dhe pushtimin nazist duke luftuar në fshehtësi, ndërsa guximi i shtohet nga dashuria për Anën dhe për jetën që ëndërron të bëjë një ditë përkrah saj.

Thanë për librin:

 “E shtrirë, e trazuar, si historitë më të pasura, e vendosur në sfondin e heroizmit dhe tragjedisë. ‘Nën qiellin e përflakur’ është si ato fotografitë ikonë të Luftës së Dytë Botërore: një fytyrë plot shpresë dhe lot, historia e një jete të vogël, por me rëndësi të madhe.”

Andreë Gross, autor i librit “Njeriu i vetëm”

“Aksion, aventurë, dashuri, luftë dhe një hero epik - të gjitha këto të vendosura në një nga periudhat më të errëta të historisë. ‘Nën qiellin e përflakur’ nga Mark Sullivan ka gjithçka që mund të kërkohet nga një roman i jashtëzakonshëm i Luftës së Dytë Botërore.”

Tess Gerritsen, autor i librit “Loja me zjarrin”

“Ky është Mark Sullivan me gjithë forcën e tij - një prozë gjithë shpirt, e cila shfaq prekjen e artistit dhe syrin e gazetarit. ‘Nën qiellin e përflakur’ na e sjell atë periudhë me lehtësinë e magjisë, duke i thurur bukur fijet e pasura me epikë të periudhës së luftës. Italia e Luftës së Dytë Botërore kurrë nuk më ka ardhur më e gjallë se kaq.”

Gregg Hurwitz, autor i librit “Njeriu i askundit”

“Libri ‘Nën qiellin e përflakur’ ka gjithçka, heroizëm, guxim, tmerr, dashuri të vërtetë, hakmarrje, keqardhje, përballë të këqijave më të mëdha të njerëzimit. Mark Sullivan na e tregon luftën siç është në të vërtetë, me të gjitha ndërlikimet, besnikëritë në përplasje dhe pyetjet e pazgjidhura por, më së shumti, na sjell të gjallë figurën e jashtëzakonshme të Pino Lelës, të cilin e shpëtoi vendosmëria për të jetuar me pasion.”

Joseph Finder, autor i librit “Dyshimi dhe ndryshimi”

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages472
ISBN9789928003188
Published year2018
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Përmasat14x20.5 cm
PërkthyesiAgim Doksani
I ri1