Gjeja e fundit qe me tha ai View larger

Gjeja e fundit qe me tha ai

Laura Dave A-008350

New product

Përshkrim i shkurtër Me ritmin marramendës, kthesat e papritura të ngjarjeve dhe dramën familjare që përmban, romani “Gjëja e fundit që më tha ai” është një mister që të mban mbërthyer dhe që të trondit me zgjidhjen me të cilën mbyllet.

More details

91 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928005090

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Para se të zhduket pa gjurmë, Ouen Majkëlli i lë një pusullë gruas së tij të dashur me të cilën kishte një vit i martuar: Mbroje atë. Pavarësisht hutimit dhe frikës, Hana Holli e di me saktësi për cilën bën fjalë pusulla – për Bejlin, vajzën gjashtëmbëdhjetëvjeçare të Ouenit. Bejlin, e cila e ka humbur tragjikisht të ëmën kur ishte fëmijë. Bejlin, e cila nuk do të ketë absolutisht asnjë lidhje me njerkën e re. Kur Hana i telefonon gjithnjë e më e dëshpëruar Ouenit dhe nuk merr përgjigje, ndërsa FBI-ja arreston shefin e Ouenit, dhe një polic bashkë me agjentët federalë ia behin papritur në shtëpinë e saj në Sausalito, Hana kupton shumë shpejt se i shoqi nuk është ai që thoshte se ishte. Dhe se Bejli mund të jetë çelësi për të zbuluar identitetin e vërtetë të Ouenit – dhe arsyen e vërtetë të zhdukjes së tij. Hana dhe Bejli i futen zbulimit të së vërtetës. Por teksa fillojnë të lidhin pjesët e shkëputura të së shkuarës së Ouenit, kuptojnë që janë gjithashtu duke ndërtuar një të ardhme të re – një të ardhme që asnjëra prej tyre nuk do ta kishte parashikuar kurrë. REVIEWS “Romani më magjepsës që flet për një grua që kërkon të zbulojë me çdo çmim të vërtetën lidhur me zhdukjen e të shoqit.” New York Times “Një thriller plot ndjenjë e që lexohet me një frymë për sakrificat që bëjmë për njerëzit që duam më shumë.” – Real Simple “Me misterin plot ankth dhe me prozën e shkëlqyer, “Gjëja e fundit që më tha ai” ngre pyetje të vështira lidhur me besimin, martesën dhe kuptimin që ka familja. Një libër tërheqës në shkallën më të lartë.” – Riley Sager, autor i bestsellerit të New York Times “Kthehu para se të errësohet.” “I lehtë dhe plot dritë, pavarësisht nga tema e mprehtë që trajton.” – Vogue “Ngaqë është shkruar kaq bukur e me mprehtësi, mos mendoni që ky është romani i parë i Laurës që të bën të mbash frymën.” – Book Reporter “Ai që fillon si një meditim i thellë për familjen, shndërrohet papritur në një mister që të mban pezull e që të kujton historitë më të bukura të krimeve të vërteta. Që të dyja këto linja janë ndërthurur bukur në këtë roman tërheqës e të shkruar me ritmin e duhur. Nuk guxoj dot t’jua ndërpres më shumë leximin.” – Susie Yang, autore e bestsellerit të New York Times “Dredhka e bardhë

Data sheet

pages352
ISBN9789928005090
Published year2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanMister&Thriller
I ri1