Mbreteresha e Jugut View larger

Mbreteresha e Jugut

Arturo Peres – Reverte A-008534

New product

Përshkrim i shkurtër Një histori e paharrueshme, MBRETËRESHA E JUGUT kapërcen kontinentet, nga rrugët me pluhur të Meksikës tek ujërat rrezëlluese të bregut të Marokut, nga Spanja në Ngushticën e Gjibraltarit. Një histori emocionuese e ndërtuar mbi përjetimet magjepsëse të baladave të trafikantëve të drogës, ajo të ngërthen në sensualitetin dhe mizorinë, dashurinë dhe tradhtinë, ashtu sikurse është vetë historia e pluhurit të bardhë.

More details

205 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928005199

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Për të mbijetuar, ajo do të braktisë Terezën e dikurshme, vajzën e pafajshme, e cila i besoi jetën e saj një kontrabandisti. Do t'i duhet të kërkojë brenda vetes gruan e cila është aq e fortë sa për të zbuluar një botë të shëmtuar dhe të rrezikshme si ajo e narkotrafikantëve, një grua të cilën nuk e dinte se ekzistonte. Ajo u shfaq kur kartelet kolumbiane kërkonin rrugë alternative për në Europë. Ajo e shndërroi transportin e paorganizuar të lëndëve narkotike në një korporatë që punonte si sahat. Në Mesdheun Lindor krahas hashashit maroken, ajo krijoi një rrjet të tërë kokaine. Së bashku me mafien ruse dhe italiane ajo zëvendësoi grupimet e tjera mafioze, të cilat përpiqeshin të hidhnin rrënjë në rajon. Mall të vetin ajo kurrë nuk ka patur, por pothuaj gjithçka varej prej saj. Mbi trupat e ish-burrave të saj vajza e kontrabandistit meksikan u ngjit në majat më të larta të pushtetit. Ajo u bë MBRETËRESHA E JUGUT dhe për të u krijuan balada, të cilat edhe sot janë të ndaluara në disa vende të botës. REVIEWS Një bestseller botëror. Arturo Pérez-Reverte është një nga autorët më të lexuar dhe më të admiruar në botë. Dhe MBRETËRESHA E JUGUT është një nga romanet më të mirë dhe mahnitës. – ENTERTAINMENT WEEKLY Një histori e paharrueshme, MBRETËRESHA E JUGUT kapërcen kontinentet, nga rrugët me pluhur të Meksikës tek ujërat rrezëlluese të bregut të Marokut, nga Spanja në Ngushticën e Gjibraltarit. Një histori emocionuese e ndërtuar mbi përjetimet magjepsëse të baladave të trafikantëve të drogës, ajo të ngërthen në sensualitetin dhe mizorinë, dashurinë dhe tradhtinë, ashtu sikurse është vetë historia e pluhurit të bardhë. – BOOKLIST "John Le Carré takohet me Gabriel Garcia Marquez... ndjek gjurmët e tyre... por ka edhe shtrirjen e vet." – The Wall Street Journal "Një roman epik modern... që mban vulën e pagabueshme të vërtetësisë dhe rrëfimin mbresëlënës që me siguri do të gjejë jehonë te lexuesit që dinë të çmojnë... Në të gjenden të gjitha elementet bazë: dashuria, dhuna, tradhtia dhe nderi." – Los Angeles Times "Kodi Da Vinçi dhe Ligji i të katërve... janë të zbehtë në krahasim me romanet e Pérez-Reverte... Pérez-Reverte shkëlqen në përshkrimet e aksioneve tronditëse... por triumfi i tij më i madh është heroina e romanit." – New York Times "Trilleri letrar i Pérez-Reverte shpërthen me historinë, tragjizmin [dhe] vendosmërinë... Një histori epike për shpirtin dhe kurajën, që të lë pa frymë." – Entertainment Weekly "Dora e mjeshtrit dallohet qysh në rreshtin e parë të romanit... Ky rrëfim i gjerë për trafikun e drogës dhe intrigën... është një rrëfim tërheqës letrar për një heroinë që lufton të shpëtojë jetën e saj." – Seattle Post-Intelligencer "Një rrëfim që të bën të mbash frymën... Një romancier i rrallë që arrin të krijojë një roman të cilin nuk mund ta lëshosh nga dora. Pérez-Reverte është një nga këta të rrallët." – The Denver Post

Data sheet

pages568
ISBN9789928005199
Published year2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanSagë&Histori
I ri1