Nuk ka gjë më zbavitëse se sa të dëgjosh një rrëfenjë të bukur të lexuar me zë të lartë. Çdo libër ka gjashtë butona, të cilët do të luajnë për ju një përrallë klasike. Në këta libra të veçantë ju do të njiheni me: Kësulëkuqen, Hirushen, Borëbardhën dhe Flokartën.
Libri është një buqetë kujtimesh, shkruar e treguar nga bashkëkohësit e tij dhe e mbledhur prej vitesh nga shkrimtari dhe studiuesi Nasho Jorgaqi.
Është studimi i parë në gjuhën angleze i këtij karakteri për veprën e Eugenio Montales, i cili është ndoshta poeti italian më i madhe i gjallë.
Romeo Çollaku ka botuar trembëdhjetë libra me poezi, prozë e përkthime nga letërsia greke dhe franceze.
Mënyra të ushqyeri për të rritur fëmijë të fortë dhe të shëndetshëm: Çfarë mund të hanë fëmijët e vegjël: Kur është mirë të fillojë heqja e gjirit? A mund ta bësh fëmijën vegjeterian që herët? Në këtë botim gjeni këshilla të urta, informacion të shumëllojtë dhe receta të thjeshta, që i ndihmojnë, sidomos prindërit e rinj, të zgjedhin rrugën e duhur në...
Nëpërmjet këtij libri, do t'ju ndihmojmë të zgjidhni ndërmjet një numri të madh modelesh ekzistuese; do t'ju shpjegojmë teknikat e duhura për t'i vendosur pllakat në mënyrën më të mirë.
Një nga romanet policore më të njohura të kohës, sjell historinën e Katerinës, vajzës së inspektorit në pension Frenk Elder, e cila ka dalë nga binarët. Meraku i Elderit për të përvijohet nga ndjenja e fajit, pasi, dikur, ai është përfshirë në një telash të së bijës, e cila u rrëmbye, u përdhunua dhe, si pasojë, humbi ekuilibrin në jetë....
Në këto tregime ndërthuren personazhe të shumtë, zbërthehet bota shpirtërore e psikologjike e figurave të tyre, gjë që na bën ti lexojmë tregimet me një frymë.
Në kohën kur gazetarja Grejs Logan nis kronikën nga vendngjarja, papritmas në qiell shfaqet një lëmsh i stërmadh, vezullues drite, i cili e mbështjell anijen në një shkëlqim lëbyrës, mandej zhduket në mënyrë po aq të mistershme sa shfaqet, ndërsa bota mbarë mban frymën teksa ndjek ngjarjen drejtpërdrejt.
E njohur si Mbretëresha e Akullt, Anelieza Zander de St. Phalle është një prej stilisteve më të shquara në botën e modës.
Kur Liborio Uribe mori vesh se do të vdiste së shpejti, pati dëshirë të shihte për të fundit herë një tablo të Aurelio Artetës.
Një rrëfim i qetë, i një jete të mbushur plot me sfida, mundime, por edhe me rezultate dhe arritje.
Nga ky studim arrijmë në përfundimin se Dritëroi përdor të gjitha llojet e lidhjeve rimore, duke shfrytëzuar për këtë hapësirat që kanë strofat veç e veç ose edhe në lidhje me njëra-tjetrën.
Në këtë roman ka edhe një velierë. Por, si në veprat e mëparshme, Zija Çela e komandon anijen e prozës së vet për ta dërguar larg, përmes një bote sa reale aq imagjinare.
Një libër i shkuar nga koha në kohë, jo si një qëllim më vete, pa ndonjë project fillestar, por si një përgjegjësi që kërkuesi ndjen ndaj gjithçkaje që lidhet me punën dhe përvojën e tij, me njohjen, kuptimin dhe shpjegimin e letërsisë.
Shekulli i ri i politikës shqiptare është ai lloj studimi në fushën politikës që synon të përpunojë, të identifikojë dhe pasqyrojë sa më objektivisht vlerat, parimet, filozofinë dhe kulturën politike shqiptare gjatë njëqind viteve të kaluara
Libri është i ndarë në dy pjesë: në të parën paraqitet shkëputja e njeriut nga bota shtazore dhe, në të dytën përfshihen 52 tregime në të cilat flitet shkurt rreth jetës, veprimtarisë, botimeve dhe zbulimeve shkencore më të rëndësishme të 54 shkencëtarëve më të hquar që nga antikiteti e deri në ditët e sotme.
Që në fillim duhet saktësuar se literatura e zgjedhur për librin "Të luajmë së bashku" është e gjitha kombëtare, duke u nisur nga fakti se literatura botërore është e shumtë dhe ne kemi nevojë të domosdoshme të përpunojmë e zhvillojmë muzikën tonë aq të bukur e të larmishme.
Marmara Hanëm mund të jetë një gruaëndërr, por kurrsesi e pavërtetë. Ajo beson se mrekullitë, kur nisin, duhet të ndodhin.
Autori lundron mes tragjedisë dhe fantazisë. Me një penë të rrjedhshme dhe me një stil të rafinuar ai himnizon lirinë dhe vëllazërinë.
Një familje e pasur dhe fisnike e Smirnit (Izmirit), me origjinë nga Kreta, përjeton në vitin 1922 shkatërrimin e qytetit ku ajo jeton.
Sergei M. Trufanov, dikur i njohur edhe si “Iliodori, murgu i marrë i Rusisë”, armiku demagogjik i Rasputinit. Trufanovi humbi ndaj Rasputinit në luftën e tij politike, u largua i shkishëruar në Nju-Jork, u kthye në Rusi pas Revolucionit me një plan donkishotesk, për t’u vetëshpallur si “Papa i Rusëve” dhe për të riorganizuar Kishën Ortodokse për t’iu...
Libri ndërthur letërsinë e kujtesës nëpërmjet groteskut dhe autoironisë, me një individualitet që iu garanton këtyre tri novelave dhe autorit, një hyrje në letrat shqipe. "Embriologji" fitoi Çmimin Kadare për vitin 2016, dhënë nga Fondacioni Mapo
Monografia Lef Nosi filolog: studim historiko-letrar, arkeografik dhe filologjik i dr. Edelajda Cenajt-Çepajt është i pari studim monografik kushtuar trashëgimit dorëshkrimor letrar, publicistik, etnografik, gjuhësor dhe folkloristik të këtij personaliteti të rëndësisë parësore me kontribute shumëplanëshe për kulturën dhe identitetin shqiptar në gjysmën e...
Përmes personazheve të Maries, Ndreas, Lleshit apo Xhevries në Verriun e Shqipërisë, autori na flet për një shoqëri egoiste që i tjetërson kuptimin togfjalëshit ji i lirë. Ndonëse ishte ideuar si skenar filmi, autori pohon se në thelb ka përcjellë sintezën e gjurmëve që la pas gjakmarrja, ideologjia dhe burgjet e komunizmit.
Ky libër vlerësohet si një histori e jashtëzakonshme e raporteve të Shqipërisë me Perëndimin dhe sidomos me SHBA.
Kjo monografi mund të koniderohet paradigmatike nga pikëpamja e gjithçkaje të rëndësishme që është shkruar deri më sot mbi Camajn, përfshi edhe dokumente, ilustrime dhe shenjime të panjohura deri më sot në Shqipëri.
Krahasimet e traditës gojore, në atë shkallë sa ekzistonin para botimit të këtij libri, kanë pasur si pikë reference kryesisht kulturat klasike greke e romake, si dhe folklorin e popujve të sllavëve të jugut.
"Për letërsinë shqipe të shekullit të 20-të". Qendra e Studimeve Albanologjike. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë.
Kujtimet në këtë libër janë të rrëfyera nga goja e mbretëreshës për ta sjellë biografinë - afërmendsh të autorizuar - pasi shkrimtarja ka kaluar orë e orë bisedash për të risjellë të freskëta, të paprekura nga koha, ditarin e "pashkruar" të Mbretëreshës. Ky libër është ndoshta përmbushja e dorëshkrimit të papërfunduar, të nisur nga vetë mbretëresha. Në të...
Po zgjedh jetën me të gjitha shëmtitë e saj, me të gjitha mashtrimet që na ofron përditë
Në Ditarin e Akademikut Rexhep Qosja trajtohen ngjarje, çështje, personalitete, probleme, dukuri, procese shoqërore, politike, letrare, artistike, shkencore, filozofike e kulturore, para së gjithash në Kosovë e në Shqipëri, por edhe në Jugosllavi e në botë