Numri Shtatë të Urtët duket sheshit që është simbolik. Vetëm katër prej tyre figurojnë në të gjitha listat: Thalesi, Pitakosi, Biasi, Soloni. "Dikearku përmend gjashtë të tjerë, midis të cilëve ai zgjodhi tre: Aristodemin, Pamfilin, Lakedemonasin Kilon, Kleobulin, Anakarsisin dhe Periandrin. Disa të tjerë shtojnë Akusilaosin, Kabën ose Skalën, Argjian.
"Gjuha shqipe 5" libër për mësuesin e klasës së pestë të shkollës 9-vjeçare.
Kur shkruan poezi, je njëkohësisht njeriu më kujdesshëm dhe më i pakujdesshëm në botë. Mbase kjo është dilema ekzistencialiste mes të dhënurit formë dhe të qënurit i lirë. Poezia e Aldo Shpuzës vjen si një tërësi reflektimesh të thella: Këtu qëndron një prej veçantësive individuale të tij, ku urtësia vjen natyrshëm, pa stërmundime racionale, dhe thellësia...
Një roman i përkryer, i guximshëm dhe i rrezikshëm për atë çka përmban, por i fortë dhe i këndshëm për t’u lexuar. Ky libër ka marrë çmimin europian për letërsinë 2010
Sot puna për trupin është pjesë e jetës së çdo njeriu. Kur një grua kalon të 40-at, fillon e shfaqet tek ajo një ndjenjë frike, që e çon shpesh në moskujdesje për veten...Aerobia jo vetëm qëtë bën ta kalosh këtë frikë, por ajo bën mrekullira, jo vetëm për zhdërvjelltësinë ose për lëkurën, por kryesorja të çliron nga dembelizmi.
Fotografia është art, por edhe pasion, ndjesi dhe histori. Ky album lidh më së miri qytetin dhe qytetarin në një moment të dhënë të tij. Lidh qytetin me të dashuruarit pas Tiranës. Natyra, historia dhe arkitektura shfaqen nëpërmjet fotove me cilësi të lartë dhe profesionalizëm. Ky libër është një dhuratë e shkëlqyer për ata që e duan kryeqytetin e...
Libri fillon me lindjen e njërit prej personazheve kryesore dhe rimishërimit të tjetrit. Në një qytet të vogël hebre, diku në Europë, një djal i ri paguan një rabin moshëthyer që të krijojë një nuse për të: një golem femër, e cila do ti bindet për çdo gjë. Gjatë udhëtimit të tyre për në Amerikë, i riu sëmuret dhe vdes, kurse golemi e gjen veten në një...
Julian Trislovi, punonjës i BBC-së dhe Sem Finkleri, filozof i njohur hebre, janë shokë të vjetër shkolle. Pavarësisht një marrëdhënieje të tendosur mes tyre dhe jetëve shumë të ndryshme, ata nuk i kanë humbur pothuaj kurrë kontaktet me njëri-tjetrin dhe me ish-mësuesin e tyre, Libor Sevçikun, një çekosllovak, i cili shqetësohej më shumë për problemet anë...
Luçia është një anesteziste që, përveç se në spitalin civil, punon edhe në dy institute të ndryshme: te Mortëmbla dhe te Frizeri. Njëri iu siguron pacientëve të vet të pasur, të rinj dhe të shëndetshëm, gjithë çka është e nevojshme për të vdekur në mënyrën më të rehatshme të mundshme. Tjetri mundëson mposhtjen e vdekjes përmes krionizimit.
Studimi i Arshi Pipes per fenomenin Kadare ne letersine e realizimit socialist
“Largësi ideale” i Parid Teferiçit vlerësohet për prurje të qenësishme të një ligjërimi modern, me një strukturë dinamike e poetike, me pikëprerje origjinale edhe në artet e tjera
Është vera e vitit 1950 dhe disa ngjarje të pashpjegueshme kanë ngërthyer Bakshoun, rezidencën e kalbur angleze, që familja e Flavias e quan shtëpi. Një zog i ngordhur gjendet në pragun e derës së shtëpisë me një pullë poste të vendosur çuditërisht në sqepin e tij.
Alessandro Leogrande ka hetuar gjatë mbi mbytjen e anijes të së Premtes së Shenjtë, ka takuar të mbijetuarit dhe të afërmit e viktimave, ushtarakët, avokatët, aktivistët e shoqatave antiraciste dhe është endur nëpër qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë prej nga ishin nisur emigrantët.
Romani "Korbi si përrallë, por edhe.." është vepra e parë nga Panos Ioannides, i përkthyer dhe botuar në shqip. Ky autor ka fituar disa çmime letrare në Qipro, Greqi, por edhe në Perëndim
Testet e inteligjencës janë të përdorura masivisht nga mësuesit, ekspertët e ndryshëm dhe vazhdimisht kërkohen modele. Testi Binet-Simon është ndër më të përdorurat sot në shkollat amerikane, japoneze dhe europiane. Prandaj, ky libër vjen si një model i shkëlqyer në ndihmë të mësuesit për të vlerësuar nivelin e inteligjencës së nxënësve
Libër me një stilolaps elektronik, i cili tregon nëse përgjigjia është e saktë apo jo. Për këtë mjafton që fëmija të vendosë lapsin në rrathët e vegjël të zinj.
Ky libër brilant i Zygmunt Bauman – it flet për atë çfarë mund të na mësojë sociologjia për Holokaustin, por flet në hollësi edhe për mësimet e Holokaustit për sociologjinë. Ai nxjerr në pah se si domethënia e Holokaustit rrezikon të lihet mënjanë në të kuptuarin tonë të modernitetit.
Nuk merret me parashtrimin e Historisë së Njerëzimit dhe me detajet rreth saj, por ka në fokus diçka krejt të veçantë: rrok elemente, pika nevralgjike të kësaj historie, duke i bërë ato tejet të perceptueshme, me një gjuhë të thjeshtë komunikuese, duke e sqaruar deri në fund se çështë kjo dukuri (që shpjegon) dhe pse ka ndodhur pikërisht ashtu. Libri...
Tregime me figura " E bukura dhe bisha" dhe " Bukuroshja e fjetur". Lexo përrallat dhe krijo figura me imazhe të ndryshme. Më shumë se një libër, një botë e mrekullueshme me fantazi dhe magji.
E komplikuara do të bëhet lehtësisht e kuptueshme.
Oto Lidenbrok, profesor i mineralogjisë dhe ekspert i gjeologjisë, së bashku me nipin e tij, duke u bazuar në një dorëshkrim nisen për Udhëtim në Qendër të Tokës.
Periudha historike shkon deri në çastin e formimit të shtetit shqiptar. Është një libër historik i shkruar edhe me skrupulozitetin e shkencëtarit (në rastin tonë të historianit), edhe me ëndjen që të shkakton në stil një shkrimtar i mirë. Ballkani historia dhe qytetërimi të lë mbresë për mënyrën e parashtrimit të paanshëm të ngjarjeve dhe fakteve, për...
Ky është një libër që dëshmon për çiltërsi dhe sinqeritet të jashtëzakonshëm, një libër që të ngërthen, të ngacmon, të prek, një libër me rëndësi jetike. Sepse, ajo që i ndodhi Salman Rushdie-s ishte akti i parë i një drame që shpaloset çdo ditë në ndonjë vend të botës.